Cila eshte lidhja midis mbipeshës dhe kancerit në mëlçi

Cila eshte lidhja midis mbipeshës dhe kancerit në mëlçiStudimet e fundit të publikuara në revistën shkencore “Cancer Research” tregojnë se rreziku më i madh për kancerin në mëlçi është te personat me mbipeshë.

Shkencëtarët e grumbulluar në “American Cancer Society” përmendin se si shtimi i rrezikut ishte vërejtur më shumë te personat me masë më të madhe të belit dhe te ata persona me masë të përgjithshme më të madhe të indeksit të trupit,raporton Gazeta Kosova Sot

Indeksi masës trupore është masa trupore e theksuar në kilogramë dhe në lartësi kuadrati theksuar në metra. Në mënyrë proporcionale me rritjen e masës së belit ishte dyfishuar rreziku për t’u prekur nga kanceri në mëlçi.

Krahas kësaj, më shumë se dy herë, nga kanceri i mëlçisë rrezikohen ata persona që vuajnë nga diabeti, tipi 2. Në bazë të të dhënave të grumbulluara në Amerikë, nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar është trefishuar forma e këtij llojit të kancerit. Vlerësohet se si nga kanceri në mëlçi çdo vit preken 8 prej 100.000 personave. Në studim ishin përdorur të dhënat e 1,57 milion personave të rritur.

Komento