Cilat gjëra s’duhet bërë ditën e dasmës

Cilat gjëra s’duhet bërë ditën e dasmësMe t’u afruar dita më speciale e një etape të re të jetës suaj do të përfshiheni nga një mori ndjesish si stresi, emocionet, dëshira për të dalë çdo gjë siç duhet dhe detyrimi për t’i mbajtur gjërat nën kontroll.

Ja cilat janë gabimet që nuk duhet të bëni në ditën e dasmës suaj dhe këshillat për një ditë sa më speciale.

Mos pini shumë

Të nesërmen e dasmës mund t’ju duhet të merrni pjesë në një ngjarje tjetër të rëndësishme ku duhet të jeni plotësisht të vetëdijshëm. Shumë alkool në ditën tuaj të bekuar mund të jetë një recetë për shkatërrim. Ju nuk doni të jeni personi që nxjerr trazimin në stomak në fushën e kërcimit. Për më tepër a do të dëshironit të shihnit foto të dehura të vetes?

Mos i vini re detajet

Sado që ekziston dëshira që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve tuaja kjo gjë ka rrezik edhe të mos ndodhë. Qetësohuni dhe shijoni festën dhe besojini atyre që ju kanë organizuar ceremoninë. Çlirojeni mendjen dhe buzëqeshni, dasma është një hap i gëzuar drejt një jete të re.

Mos bëni shumë plane

Me gjithë vullnetin e mirë për të pasur gjërat nën kontroll, nuk do të donit të përfundonit duke planifikuar deri në imtësinë më të madhe çdo sekondë të datës që keni zgjedhur për veten. Nëse krijoni ndjesinë e spontanitetit të tjerët do ta shijojnë më tepër ftesën tuaj.

Mos lini pa ngrënë mëngjesin

Mos ‘harroni’ të hani mëngjes thjesht, sepse doni të jeni sa më shumë në formë. Ju keni nevojë për energji që të kaloni siç duhet ditën dhe ushqimi i mirë do t’ju japë plotësimin e duhur. Mos hani gjëra të rënda, por pak proteinë nga e bardha e vezës do t’ju bëjë shumë mirë.

Vishni fustan të rehatshëm

Dasma është rreth dy gjërave: të bukurës dhe të rehatshmes. Nëse mendoni se keni gjetur njërën pa ndier tjetrën atëherë ka diçka që nuk shkon. Fustani ose fustanet që do të vishni në ditën e shënuar duhet të jetë sa më të rehatshme dhe praktike për situata të sikletshme.

Mos testoni produkte të reja

Nëse ka ndonjë ditë kur duhet t’ia lini gjërat profesionistëve, kjo është dita e dasmës suaj. Mos dilni jashtë rrethit cilësor të produkteve dhe personave që do të kujdesen për pamjen tuaj. Nëse përpiqeni të bëni diçka vetë, mund të mos shkojë mirë.

Këshillat

Mos harroni se dita juaj është e gjitha rreth festës dhe argëtimit. Ndaj nuk ka asnjë arsye për t’u stresuar. Së pari, mbani mend se duhet ta nisni që nga dërgimi i ftesave krijimin e një klime të mirë për dasmën tuaj. Kështu, sigurohuni që të çoni ftesa sa më të bukura dhe tërheqëse, që t’i përmbahen tradicionales, por njëkohësisht të jenë individuale tuajat.

Zgjidhni vendin e duhur për ceremoninë dhe mjedisin ku do të mbahet festa. Në kësi rastesh vendi është një nga më kryesorët që përcakton edhe fatin e festës dhe kënaqësinë që do të përfitojnë të ftuarit.

Kushtojini rëndësi çastit kur hyni në sallë apo kishë, pasi muzika, dekori dhe mjedisi përreth duhet të jenë të gjitha ideale për mbërritjen tuaj.

Ndriçimi, besojeni ose jo, luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si do të kujtohet më pas dasma juaj. Nëse keni zgjedhur dritat e duhura, do t’ju shpërblehet shumë mirë në alegrinë që do të krijohet përreth.

Pavarësisht se është dita juaj dhe të tjerët ju vihen në dispozicion, bëni mirë t’i ndihmoni ata duke i ofruar transport për vendin ku do të organizoni ngjarjen e shënuar të jetës suaj.

Kujdesuni për të ftuarit. Krijojini atyre hapësirën e duhur që të ndihen rehat, afrojini shërbim cilësor dhe ushqim të shijshëm, gjithashtu bëjini të ndihen të respektuar dhe të mirëpritur.

Sigurohuni që data e zgjedhur për dasmën të mos jetë një ditë e zënë në përgjithësi ose ditë e ndonjë feste kombëtare, kohë kur të tjerët duhet të sakrifikojnë për të marrë pjesë në të.

Gjithashtu, kërkoni për një parashikim moti në përgjithësi për të kuptuar kapriçiot e kohës dhe për të marrë masa në kohën e duhur.

Si rregull, 30 për qind e atyre që ftohen mund të mos marrin pjesë në dasmën tuaj, me gjithë dëshirën që të jenë të pranishëm.

Mbi të gjitha duhet të gjeni zgjidhen për një problem madhor siç janë fëmijët. Keni përpara jush katër zgjidhje: ose t’i mirëprisni me krahët hapur, ose të krijoni një dasmë vetëm për të rritur, mund të alternoni njerëzit me fëmijë ose mund të punësoni një person që do të kujdeset për fëmijët.

Ndihmojini njerëzit të kenë vëmendjen te ju. Nëse ka persona që janë shumë larg nga vendi ku do të rrini ngrini një podium ose altar dhe sigurohuni që të dëgjoheni kudo.

Komento