Cilat janë aftësitë që prindërit duhet tu mësojnë fëmijëve?

Cilat janë aftësitë që prindërit duhet tu mësojnë fëmijëve?Prindërimi është një profesion gjithëpërfshirës. Përgjegjësia e rritjes së një fëmije nuk është thjesht t’ia japësh jetën atij, por ta pajisësh atë me mjetet dhe aftësitë e duhura për t’i dalë ballë jetës dhe këto aftësi janë të shumta.

Një sondazh i ri, ku u përfshinë 2000 prindër, tregoi se cilat janë aftësitë thelbësore të jetës që duhet tu mësohen fëmijëve sipas prindërve. Studimi u realizua me prindër anglezë, por megjithatë të dhënat janë të përafërta edhe me prindërit e kombësive të tjera.

Lista e përftuar rendiste 59 aftësi ; që nga të treguarit e dhembshurisë deri tek vlerësimi dhe kujdesi për kafshët. Tre aftësitë e para të listës ishin: 1. Të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”, 2. Të respektojnë më të moshuarit dhe 3. Të sillen mirë në tavolinë.

Disa nga aftësitë e tjera të listës vijojnë si më poshtë:
4. Të thonë gjithmonë të vërtetën
5. Të mos u flasin të panjohurve
6. Të lajnë dhëmbët dy herë në ditë
7. Të trajtojnë të tjerët me mirësjellje
8. Të kenë besim te vetja
9. Të japin ndihmë
10. Të pranojnë gabimet
11. Të mësojnë në shkollë
12. Të dinë kur të thonë “jo”
13. Të kursejnë para dhe t’i shpenzojnë ato me zgjuarsi
14.Të jenë të pavarur
15.Të mësojnë notin
16. Të vlerësojnë natyrën dhe kafshët
17. Të tregojnë dhembshuri
18. Të pranojnë humbjet me hijeshi
19. Të përballojnë refuzimin dhe zhgënjimet
20. Të mbështesin të tjerët.

Komento