Cilat janë simptomat e mostretjes

Termi “Dispepsi” është përdorur për të mbuluar simptomat e disa kushteve të ndryshme mjekësore.

Kushtet mjekësore që janë përshkruar shpesh si dispepsi dhe të cilat kanë simptoma të dispepsit janë:

-Urthi (refluksi gastroezofageal).

-Ulcera.

-Dispepsi joulceroze (kur keni simptoma të ulcerë-s, por gjatë investigimit nuk keni ulcer).

-Intoleranca ushqimore.

-Fryrja.

-Gëlltitja e tepruar e ajrit.

Më sipër janë përmendur vetëm disa nga simptomat që janë përshkruar si dispepsi. Pjesa më e madhe e njerëzve do të vuajnë nga dispepsi nga një kohë në tjetrën – p.sh. nëse ato hanë shumë shpejt, ose hanë shumë. Megjithatë, nëse keni një problem që përsëritet ose rastësisht vuani nga mostretja kur nuk e keni patur këtë problem më parë, ju duhet të shkoni tek mjeku.

Simptomat e dispepsit

Disa nga simptomat e përshkruara si mostretje janë dhimbja, parehatia ose një ndjenjë djegieje në kraharor (urth) dhe në pjesën e sipërme të barkut. Urthi është shkaktuar nga një përmbajtje e acidit në stomak,ezofag dhe ndoshta në fyt, e njohur nga mjekët si refluksi gastroezofageal. Dispepsi i stomaku-t, nganjëherë është quajtur nga mjekët mostretje.

Dispepsi mund të jetë i lidhur me simptoma të gjëra siç janë:

Gromësirat.

Përzierjet.

Kapsllëku ose diarre-ja.

Humbja e oreksit.

Të vjellat.

Parehatia në zonën e barkut.

Komento