Cilët janë shkaktarët e zbokthit

Janë të shumtë ata pacientë të cilët mund të kenë një flok të dëmtuar i cili përveçse mund të mbartë shumë yndyrë krijon dhe ciflat e bardha që cilësohen si zbokth.

Pjesa më e madhe e pacientëve që vuajnë nga ky element, mund të kenë kaluar situata stresuese. Por në të shumtën e rasteve edhe ndërrimi i shpeshtë i shampove mund të çojë në krijimin e zbokthit.

Krijimi i zbokthit mund të bëhet dhe në formë vatrash. Lëkura e kokës ka qeliza të vdekura të cilat i nxjerr në sipërfaqe në formën e zbokthit. Gjithashtu ato mund të formohen dhe në formë koresh të thata në pjesë të caktuara të lëkurës së kokës. Janë shqetësuese sepse çojnë në kruarje të vazhdueshme dhe kjo e shqetëson pacientin. Për këtë rast është e këshillueshme që të bëhet vizita tek mjeku dermatolog.

Pjesa më e madhe e ilaçeve kuruese kanë të bëjnë më shampot apo barna me përmbajtje të larta bimore, të cilat kanë shumë vitamina dhe kripëra minerale. Këto të fundit ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës së kokës, si dhe në evitimin e qelizave të ngordhura. Ato këshillohen të merren vetëm pas konsultimit me mjekun përkatës. Në të kundërt mund të jenë shumë të dëmshme për lëkurën dhe flokun.

Komento