Çizmet e rrafshëta të dëmshme

Çizmet e rrafshëta të dëmshme Çizmet e rrafshëta dhe atletet janë mbathjet më të përdorura nga femrat për çdo ditë. Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se moda e tanishme, e  cila nënkupton mbathje të rrafshëta, mund të jetë fatale për shëndetin e këmbëve, gjunjëve dhe shpinës.

Mbathjet e këtilla janë katastrofale”, thotë Ema Sapl, ortoped në klinikën Saplfit në veri të Londrës. “I keni vetëm një palë këmbë dhe ato u nevojiten tërë jetën. Por, prapë vajzat dhe gratë e sotme bartin mbathje që absolutisht janë të papërshtatshme.

Tani kemi gjenerata të tëra që do të kenë probleme serioze shëndetësore për shkak të këpucëve që i bartin”, shton ajo.

Vajzat e reja janë posaçërisht të ndjeshme ndaj këtij problemi, për shkak se eshtrat e këmbëve vazhdojnë të rriten gjatë periudhës së adoleshencës.

Eshtrat janë ende të butë dhe mund të fillojnë që të marrin formë të panatyrshme. Kjo sjell deri te ndryshimi në mënyrën e të ecurit, çka në mënyrë zinxhir shkakton probleme në eshtra, më konkretisht në gjunjë, ije dhe shpinë.

Çizmet ags
Ekspertët thonë se çizmet e tilla janë tepër të buta, duke përfshirë edhe takën, e cila shumë shpejt shtypet dhe e vështirëson ecjen. Mungesa e mbështetësit gjithashtu sjell edhe deri te ajo që taka të sillet drejt brendisë, çka edhe më shumë i rëndon rastet e shputës së rrafshët, ndërsa shkakton edhe dhimbje në pjesët e epërme të këmbës. Prodhuesit kanë dëgjuar këshillat e ekspertëve, duke e forcuar takën, por pasi çizmet e tilla janë tepër të shtrenjta, shumica e vajzave mbathin imitime të lira pa forcim të takës.

Atletet
Atletet e thjeshta të lehta janë të çliruara nga disa probleme të cilat i sjellin mbathjet e rrafshëta, thonë ekspertët. Është e rëndësishme që me to të vishni edhe çorape dhe lidhëset t’i lidhni në atë mënyrë që të përshtaten mirë me këmbët, pasi do të jenë më stabile për të mbështetur nyjat e këmbës. Nëse i mbathim në këmbë të zbathura, këmbët do të fillojnë të japin aromë të pakëndshme. Këmba në ditë prodhon sasi të djersës që mund të qëndrojë në një gotë të vogël. Është e rëndësishme që atletet të jenë paksa të ngritura, siç është rasti me markën “Fred Perry” dhe që gishtat në to të mos jenë të ndrydhur. Shumica mendojnë se atletet e markës “Converse” janë të rehatshme për këmbë, mirëpo ekspertët fare nuk i preferojnë.