Dardha për anemi

Frutat në mjekësinë popullore po gjejnë një përdorim të gjerë, si në format më të thjeshta, kur ato përdoren të freskëta, ashtu edhe në forma të përgatitura posaçërisht për qëllime të caktuara.

Pavarësisht nga forma e përdorimit, frutat më parë duhet të lahen mirë.Kjo masë duhet ndërmarrë, sepse frutat në përgjithësi konsumohen të freskëta dhe është mire të mos qërohen, pasi do të humbitnin një pjesë të mire të vlerave të tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, të cilat përqendrohen më shumë në shtresat e jashtme.

Nga frutat e konsumuara gjeresisht jane edhe dardhat, qe përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer, dhe të përpunuara në formë marmelate, konserve, kompostoje ose të thara.

Përmbajnë kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, lehtësisht pastruese të zorrëve dhe japin energji.

Kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak. Në sajë të përmbajtjes së hekurit dardhat bëjnë mirë për luftimin e anemisë. Ato bëjnë mirë gjithashtu në mëlçi, pasi nxisin aktivitetin për prodhimin e tëmthit.

Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike (diuretik, mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe bën mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.

Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptike dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet në gurët e veshkave, në dhimbjet e fshikëzës urinare, etj.

Komento