Dashuria dhe marrëdhënia

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike.

Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre.

Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie seksuale, po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale aktive. Marrëdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë.

Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet seksuale ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.

Asnjë prej nesh nuk mund ta thotë me saktësi se sa të kënaqshme do të jenë kontaktet e ndryshme seksuale që do të kemi ose se çfarë rezultati do të kenë ato.

Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për partnerët tanë, marrëdhëniet seksuale që kryejmë dhe kënaqësinë që marrim. Këto përvoja kërkojnë një eksplorim dhe njohje të thellë të trupit tuaj ose të trupit të të tjerëve. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është eksplorimi i trupit tuaj.

Kjo mund të zhvillojë njohuritë tuaja në të kuptuarit e trupit, të ndjesive dhe të mënyrës se si reagon ai. Gjuha e trupit të të mëson se çfarë partneri je. Marrëdhëniet seksuale midis meshkujve dhe femrave quhen marrëdhënie heteroseksuale ose të drejtpërdrejta.

Ndërsa marrëdhëniet midis partnerëve të të njëjtit seks quhen marrëdhënie homoseksuale. Meshkujt homoseksualë kanë tërheqje seksuale ndaj meshkujve të tjerë. Ndërsa femrat lesbike kanë tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera.

Komento