Dashuria ju është paraparë me lindjen tuaj

Besoni apo jo, jeta juaj është e paraparë me lindjen tuaj. Sa jeni të lumtur në dashurinë varet se a jeni i lindur fëmija i parë, i mesëm apo më i vogli në familje.

Dr. Kevin Leman, i cili është marrë me këtë temë, ka parë se lidhjet dhe jeta e fëmijëve të lindur të parë, të mesëm dhe të vegjlit janë të ndryshme dhe me këtë mund t’ju tregojë si mund të jetë dashuria në të ardhmen dhe si ta kërkoni partnerin e vërtetë.

1. Nëse jeni fëmija më i madh në familje – lider, organizator dhe planer. Ndonjëherë i çmendin partnerët. Nëse nuk ju shkon në dashuri kjo është sepse i keni çmendur partnerët e deri tanishëm. Presin prej juve të jeni më spontanë dhe jo aq realistë. Më shumë ju përshtatet lidhja me ndonjë person i cili është fëmija më i vogël në një familje nën supozimin se dallimet tërhiqen dhe kështu plotësohen njëri me tjetrin.

2. Nëse jeni fëmija i mesëm në familje – ju jeni pak konfuz dhe të pasigurt në vete. Por, në vitet e mëvonshme konsiderohet se jeni partner i shkëlqyeshëm të cilit mund t’i besohet. Më së miri është se nuk keni kërkesa ekstreme. Ndërsa negativja është ajo se njerëzit mund t’ju shfrytëzojnë lehtë. Nuk dëshironi konflikte, dhe duroni gjithçka. Jeni shumë sekret.

Më shumë ju përshtatet fëmija i mesëm ose më i vogli në një familje sepse nuk ju paraqesin kërcënim si fëmija më i madh. Kjo është një traumë në një farë mënyrë nga jeta juaj, sepse vëllezërit dhe motrat më të mëdha gjithmonë dominojnë ndaj jush.

3. Nëse jeni fëmija më i vogël në familje – dëshironi gjithçka që është argëtuese në jetë. Jeni spontanë dhe të lumtur si dhe persona karizmatik. Nuk kurseni shumë, por të gjithë komikët e njohur në botë janë fëmijët më të vegjël të familjes si Xhim Keri, Edi Marfi, Stiv Martin etj.

Nuk dëshironi që dikush t’jua organizojë kohën e jetës. Negativja është, se përveç asaj se deri në maksimum i harxhoni kartelat, keni aftësi të jeni manipulues që çdo gjë të jetë sipas jush. Ju përshtatet ose një fëmijë më i madh ose i mesëm në një familje në varësi nëse dëshironi t’ju kthejë me këmbë në tokë apo ta kini mik të mirë. Zgjidhni vetë.

3 Comments

  1. une jam femija e mesme ne familje dhe eshte e vertete kjo qe lexova, sepse jam e fejuar me fmijun e vogel te familjes se tij

  2. hej a muni te me dimoni per nje Tem:familja qe deshion ju nes ekeni mundesi

  3. me pelqen shum, per arsye se i fejuari im eshte pikerisht siq e pershkruani juve femijun e 'vogel' ndersa une jam 'femija' i madh i familjes sime...

Komento