Dekoltenë dhe qafën lyeni me krem për fytyrë

Janë këto zona të cilat u ekspozohen më së shumti rrezeve të diellit, mu sikur edhe fytyra, andaj rekomandohet që të përdoret i njëjti krem si edhe për fytyrë.

Këtë është shumë me rëndësi ta përdorni pas moshës tridhjetëvjeçare, kur kremi juaj duhet të ketë përbërës të cilët pengojnë rrudhat. Gjithashtu është me rëndësi, mu edhe si për fytyrën, që kremi i tillë të ketë edhe faktorin mbrojtës.

Mirëpo, nëse fytyrën e keni të yndyrtë dhe të prirë për akne, mirëpo nuk është e tillë edhe në dekolte, për dekolte dhe për qafë mund të përdorni kremin për trup.

Nëse keni akne në dekolte dhe në shpinë, është e logjikshme që për këto zona të trupit të përdorni të njëjtin preparat që e përdorni edhe për fytyrën. /Telegrafi/