Dëllinja pastron mushkëritë dhe infeksionet

Dëllinja është shumë e vlerësuar në mjekësinë popullore dhe është përdorur për trajtimin e sëmundjeve infektive.

Të gjitha pjesët e saj janë shëruese, sidomos frutat e hidhura dhe aromatike, të cilët mblidhen nga vjeshta deri në dimër, transmeton “Zeri.info”.

Frutat thahen në një zonë të ventiluar mirë, duke i shpërndarë në një shtresë e hollë dhe koha pas kohe duke i rrotulluar.

E njëjta procedurë vlen edhe për tharjen e fletëzave shpuese si gjilpërë. Pjesët e thata duhet ruajtur në një vend të thatë.

Sa i përket vetive shëruese dëllinja ka dëshmuar të jetë një diuretik i shkëlqyer, por edhe kundër ftohjes, kollës, astmës, sëmundjeve të stomakut, djersitjes dhe madje edhe gonorresë.

Posedon veti baktericide dhe për këtë arsye përdoret për të trajtuar sëmundje infektive, përcjell “Zeri.info”.

Image
Falë vetive diuretieke rregullon funksionin e veshkave dhe nxit shkarkimin e urinës, stimulon organet e tretjes dhe përdoret edhe për të trajtuar inflamacionet e stomakut dhe zorrëve.

Për dhimbje koke duhet të grimcuar vetëm frutat e dëllinjës dhe të vendosen mbi ballë.

Megjithatë, për njerëzit me veshka të ndjeshme nuk rekomandohet çaji dhe as përgatitjet e tjera nga dëllinja, sepse terpentina mund të shkaktojë irritim dhe inflamacion të këtyre organeve.