Depilimi brazilian

Depilimi brazilianJa çfarë këshillash jep Julie Schott, estetiste e njohur, për të arritur një rezultat si në sallonin e bukurisë.

Shumë prej nesh nuk arrijnë të kapin orarin e lënë tek estetistja për depilimin e tyre brazilian nga orari i ngjeshur i punës, por njëkohësisht mund të mos kenë mundësi të shkojnë atje.

Në rastin e dytë një depilim në kushte shtëpie do t’ju lehtësonte shumë punë.

Për të arritur një rezultat si në sallonin e bukurisë, përmbajuni këshillave të mëposhtme:

Hapi 1:
Aplikoni mbi sipërfaqe pudër bebeje. Kjo ndihmon që dylli të kapet më mirë tek qimet dhe gjithashtu parandalon mbetjet e dyllit në lëkurë.

Hapi 2:
Nxeheni një letër dylli me ndihmën e pëllëmbës suaj. Për të marrë më shumë ngrohje vendoseni atë në një distancë të mjaftueshme nga një burim nxehtësie që ai të mos digjet, por thjesht të ngrohet. Pra qëllimi është që dylli midis letrave të kalojë në gjendje të shkrirë.

Hapi 3:
Hapni letrën e depilimit duke krijuar kështu dy të tilla gati për të kryer punën, këshillon Anabel. Vendoseni të parën mbi qimet që doni të largoni në drejtimin e rritjes së tyre dhe ushtroni pak presion në mënyrë që ‘ngjitja’ të jetë më efikase.

Hapi 4:
Merrni frymë, meditoni dhe bëni atë që duhet të bëni! Hiqeni letrën e depilimit nga poshtë-lartë, pra në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve. Do të vini re që disa do të mbeten pas, prandaj vendosni aty sërish letrën që përdorët dhe vazhdoni ta hiqni derisa sipërfaqja të jetë plotësisht e pastruar. Përsërisni ‘Hapin 5’ derisa të arrini pamjen që dëshironi. Mund edhe të mbaroni të gjithë pakon.

Hapi 5:
Shtrydhni disa pika vazelinë ose vaj bebeje në duar dhe aplikojeni atë në zonën e depiluar për të evituar irritimin dhe të ndjeni freski. Largoni me piskatore ndonjë qime ‘mashtruese’ e cila ka mbetur pas. Jeni gati të shikoni rezultatet. /telegrafi/