nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për lëkurë Depilohuni me këtë krem natyror, pa përdorur substanca kimikenë Këshilla për lëkurë A jeni në kërkim të një kremi natyror të rrojës, pa përbërës të dëmshëm kimikë? Mos kërkoni më, se e gjetët! Heqja e qimeve të padëshirueshme nga trupi, është njëra ndër praktikat më të shpeshta të kujdesit ndaj vetvetes. Për këtë shkak, jo vetëm femrat, por edhe shumë meshkuj janë në kërkim të një preparati për heqjen e qimeve, pa e dëmtuar lëkurën. Industria kozmetike ka dalë me shumë preparate, por disa prej përbërësve të këtyre preparateve mund të jenë të dëmshëm për lëkurë dhe për organizëm. Për fat, ekzistojnë edhe preparate natyrore me përbërës më të butë, të cilët japin rezultate të ngjashme, pa sjellë ndonjë rrezik. RECETA NATYRORE PËR HEQJEN E QIMEVE TË PADËSHIRUARA NGA TRUPI Falë vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve, preparati natyror për rroje, përpos që i largon qimet, e furnizon lëkurën me shumë përbërës ushqyes. Ajo që ka rëndësi, është se ky krem nuk përmban përbërës të dëmshëm. Është shumë lehtë ta përgatisni këtë krem natyror të rrojës. Ai nuk do asnjë përbërës, që është vështirë të gjendet, apo që është i shtrenjtë. Në fund do ta keni një produkt lubrifikues, i cili do t’ju ndihmojë në heqjen e qimeve, pa e tharë apo irrituar lëkurën. PËRBËRËSIT – 4 lugë gjelle me gjalpë kikirikësh (50 g) – 1/4 të kupës me vaj ulliri (50 g) – 1/4 e kupës me mjaltë (84 g) – 1 lugë gjelle sodë buke (10 g) – 1/4 e një sapuni natyror – 1 kapsulë e vitaminës E – 1 lugë gjelle argjilë të bardhë (10 g) MJETE – Një kavanoz që mbyllet mirë – Një lugë druri PËRGATITJA – Së pari vendoseni gjalpin e kikirikëve në një enë të qëndrueshme ndaj zjarrit dhe shkrijeni atë. – Pasi që ta shkrini, shtojeni vajin e ullirit dhe një të katërtën e kupës me mjaltë. – Përzieni mirë me lugë të drunjtë. – Shtojeni pastaj sodën e bukës, sapunin dhe kapsulën e vitaminës E. – Vazhdoni me përzierje dhe mos e rritni tepër temperaturën edhe nja 2 – 3 minuta. – Largojeni nga zjarri, shtoni një lugë argjilë të bardhë dhe përzieni, derisa argjila të përzihet në tërësi me përbërësit e tjerë. – Nëse dëshironi, lëreni të qëndrojë paksa dhe më pas futeni në mikser, që të bëhet më kremoz dhe ta fitojë një strukturë më kompakte. – Qiteni preparatin në kavanoz që mbyllet mirë dhe lëreni që të qëndrojë në vend të ftohtë. PËRDORIMI – Para se ta përdorni këtë produkt, përkujdesuni që t’i lani pjesët, të cilat do t’i rruani. – Më pas, merreni një sasi të konsiderueshme të kremit dhe përhapeni mbi qime. – Rruajuni si rëndom. – Në fund shpëlajeni atë vend me ujë të vakët dhe pjesën e mbetur të preparatit kthejeni përsëri në një vend të ftohtë, dhe të thatë. MOS HARRONI! – Ky krem i rrojës mund të qëndrojë deri në dy muaj, nëse ruhet sipas udhëzimeve. – Për t’i evituar reagimet e padëshirueshme, apo edhe lëndimet, ju këshillojmë që t’i ndërroni zhiletët herë pas here. – Zhiletët me tre apo katër brisqe janë ideale, meqë japin rezultate më të mira. – Me qëllim të mbrojtjes së lëkurës suaj, përdoreni ndonjë krem hidratues pas rrojës. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …