Deshire per masazh

Masazhi eshte nje nder teknikat me antike per te eleminuar dhimbjet muskulare, per te tonifikuar, qetesuar dhe per te ulur tensionin si pasoje e stresit te dites.

Efektet pozitive jane te shumte si relaksimi qe i lejon trupit te kete kohe te rigjeneroje sistemin nervoz dhe ate hormonal. Masazhet jane bere gjithmone e me shume specifik te cilet perqendrohe  per cdo zone me probleme.

Masazhi Shiatsu

Ne baze te masazhit shiatsu eshte marredhenia mes terapistes dhe pacientit qe i lejon te perceptoje permes kontaktit manual, gjendjen e ekuilibrit energjitik. Trajtimi konsiston ne presione qe zgjasin disa sekonda, ne vende te caktuara. Masazhi behet ne nje ambjent te qete ku te lejon nje relaks total. Qe nga seancat e para, tensioni muskular i shpines, kraheve dhe kembeve shkrihet nga levizjet. Qellimi kryesor eshte te eleminoje shqetesime te ndryshme duke filluar nga stresi deri tek gjendja e ekulibrit ergjitik te trupit.

Masazhi Stem

Stem Massage eshte nje teknik e inspiruar nga metodologji antike orientale. Vecantia e ketij masazhi jane perdorimi i disa shufrave te vecanta prej druri qershie, qe perfundojne me nje sfere te permasave te ndryshme, per te arritur te gjitha siperfaqert anatomike. Shufrat sherbejne per te stimuluar pika te ndryshme deri ku akumulohen toksinat. Me sfera te ndryshme ushtrohet presion me intensitet te ndryshem ne zonat e duhura per trajtim. Trupi rezulton i tonifikuar dhe siluheta rimodelohet.

Hot stone

Veprimi Hot Stone perfitohet duke aplikuar gure vullkanik, apo lumi ne siperfaqen e trupit, qe ne menyre te ngadalte dhe uniforme leshojne nxehtesine e tyre. Sipas trajtimit, gurave u shtohen edhe vajra dhe aroma. Kjo teknik eshte e indikuar per dhembje muskulare, dhembje shpine, stres, pagjumesi, depresion dhe per te permiresuar qarkullimin. Trupi ndihmohet per te eleminuar toksinat me nje efekt pozitiv dhe qetesues si dhe estetik.

Masazhi tibetian

Masazhi tibetian eshte nje teknik natyrale shume antike. Fillohet me aplikimin e vajit mbi te gjithe trupin, ku me pas ndiqet nga nje masazh qe pershkon trupin duke ndjekur tre energji te mjeksise tibetiane. Perdoren perberes te ndryshem si, bar, peme etj. Masazhi praktikohet permes perdorimit te gishtave, te pellembes se dores.

Masazhi hauajan

Ne baze te masazhit hauajan eshte relaksi dhe harmonia. Behet nga nje ose dy persona te cilet kujdesen per te ndjekur levizjet e ngadalta dhe ritmike me duar. Perdorimi i vajrave apo esencave eshte shume i shpeshte. Trajtimi fillon nga koka, vazhdon pergjate shpines, ne krah, duar, kofshe, kembe. Qellimi kryesor i masazhit eshte stabilizoje ekuilibrin mes trupit dhe shpirtit, me vemendje te vecante per artikulacionet, duke iu falur ndenje paqeje dhe harmonie./ikub/

Komento