Dëshironi bark të rrafshët?

Dëshironi bark të rrafshët? Le të gjendet në menynë tuaj super ushqimet me të cilët më lehtë do të arrini qëllimin e dëshiruar.

Në arritjen e linjës ideale është e nevojshme që rregullisht edhe të ushtroni.

Qumështi

Nëse dëshironi bark të rrafshët, gjithsesi që do të duhet rregullisht të pini qumësht. Disa hulumtime kanë treguar se qumështi dukshëm i rrit efektet e dietave. Njerëzit të cilët gjatë ditës pinë nga dy gota qumësht, gjatë gjashtë muajve së bashku me dietën do të humbin më shumë se pesë kilogramë. Konsiderohet se kjo është për shkak të kalciumit i cili fuqishëm ndikon edhe në yndyrën e barkut.

Drithërat

Drithërat disave mund t’ju duken shujtë jotërheqëse, por për bark të rrafshët këto do të bëjnë çudi. Përmbajnë më pak kalori, janë të mira për tretje dhe parandalojnë paraqitjen e dëshirës së madhe për ushqim. Është dëshmuar se të gjitha drithërat përshpejtojnë humbjen e kilogramëve, sidomos të depozitave të yndyrës në stomak. Mirë është t’i hani në mëngjes dhe përpiquni që gjithmonë ta filloni ditën me to.

Lajthitë

Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët gjatë javës hanë lajthi nuk trashen. Lajthitë përmbajnë yndyra të shëndosha dhe ulin kolesterolin, por nuk duhet të hahen më shumë se një grusht në ditë. Doza e rekomanduar është e mirë për shkrirjen e yndyrave në stomak.

Perimet me fletë

Bimët me fletë të gjelbra janë shumë të pasura me vitamina të cilat ndihmojnë në humbjen më të shpejtë të kilogramëve. Një hulumtim ka treguar se këto perime kanë një efekt të madh në shkrirjen e yndyrës në bark. Kështu që, nëse dëshironi bark të rrafshët, përzgjidhni brokolin, lakrën dhe sallatën e gjelbër.

Vezët

Vezët janë proteina të përkryera natyrale. Njerëzit të cilët gjatë pesë ditëve në javë hanë për mëngjes vezë, dhe këtë në periudhë deri në tetë javë, shumë më shpejt dobësohen se sa ata që këtë nuk e bëjnë. Vezët janë burim i pasur proteinave, janë të shkëlqyeshme për ndërtimin e muskujve dhe së bashku me këtë kontribuojnë në definimin më të mirë të muskujve të stomakut.

Çokollata e errët

Hulumtime të shumta kanë treguar se çokollata e errët organizmit të njeriut i sjell dobi të shumta. Së fundi është zbuluar se ngrënia e çokollatës së errët largon apetitin. Për shembull, nëse para shujtës hani pak çokollatë të errët, do të hani sasi më të vogël të ushqimit. Kjo, gjithsesi, që mirë do t’i përshtatet edhe barkut tuaj.

Uji

Uji është element i domosdoshëm për shëndetin e njeriut, dhe sidomos kur dëshironi të dobësoheni. Është eliksir i jetës dhe gjatë ditës do të duhet së paku të fusni 2 litra ujë në organizëm. Uji nxit dobësimin, dhe është i shkëlqyeshëm për arritjen e barkut të rrafshët, për këtë rregullisht duhet ta konsumoni.