Dhëmbët shkaktarë të dhembjeve në shpinë dhe qafë

Shtrëngimi ose kërcitja e dhëmbëve, dhimbja e nofullës e shoqëruar me çrregullimet e gjumit, depresionin dhe veçoritë e karakterit, mund të bëhen shkak për dhimbjen e kokës, qafës dhe pjesës së sipërme të shpinës.

Nuk mund të flasim për shërimin e një të sëmuri për sa kohë ai person nuk ndryshon këndvështrimin për jetën dhe riparon problemet psikologjike ekzistente.

Dhëmbët kontaktojnë me njëri tjetrin gjatë ngrënies dhe të folurit. Krahas kësaj, kontakti më shumë se duhet i dhëmbëve krijon efekte të padëshiruara tek pjesa e nofullës dhe muskujt, duke shkaktuar shtrëngimin ose kërcitjen e dhëmbëve natën.

Zakonisht ky fenomen shfaqet tek femrat e moshave 20-30 vjeç dhe mund të shfaqet si natën ashtu edhe ditën.

Diagnostikimi i këtij shqetësimi mund të jetë i vështirë sepse i sëmuri prezantohet me ankesa si dhimbje e fytyrës, nofullës, dhëmbëve, kokës. Shumica e të sëmurëve nuk i njohin këto parafunksione.

Duke krijuar lidhje me situata të ndryshme dhe duke pare që këta parafunksione nuk janë përcaktues, mund të praktikohen kura të panevojshme ose të gabuara për kurimin e kërcitjes së dhëmbëve. Prandaj këto të sëmurë duhet të analizohen imtësisht dhe të vizitohen me kujdes. Krahas kontrollit të gojës dhe dhëmbëve, duhet të analizohet dhe lidhja temporomandibulare.

Komento