Dhimbjet në pjesët e trupit varen nga këto emocione negative

Derisa kalojmë në situata të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh.

Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit kur qëndrojmë ulur ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin dhe sjelljen tonë.

Ja interpretimi i zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to.

Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.

Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës dhe për të marrë më të mirën e tyre.

Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale; ndjesia se askush nuk të do; vështirësi për të falur dashuri.

Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji.

Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri dhe mungesë mbështetjeje financiare.

Bërrylat: Frikë nga ndryshimet dhe mospranim i eksperiencave të reja.

Kyçet e duarve: pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.

Të pasmet: Frikë për të marrë vendime të mëdha dhe mungesë objektivash.

Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.

Kyçet e këmbëve: Nuk merrni kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji.