Dhuna psikologjike

Dhuna psikologjikeDhuna psikologjike është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge etj.

Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit etj., megjithatë dhuna ndryshon nga ngacmimi ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm.

Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit etj.

Dhuna ndryshon nga ngacmimi ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore. Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim.

Dhuna psikologjike është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë, janë me të vërtetë të paaftë.

Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit etj., megjithatë dhuna ndryshon nga ngacmimi ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim. Ndërkohë, për këtë problem janë bërë dhe studime të shumta, ndër të cilat kryeson një studim që po bën bujë dhe që ka të bëjë me torturat fizike te të burgosurit të cilat japin po të njëjtat pasoja afatgjata siç jep një përdhunim apo keqtrajtim fizik.

Edhe format më të padëmshme të presionit, si izolimi, cilësohen aty si të ngjashme me torturat e dhunimet fizike, shkruan dr. Basoglu dhe kolegët e tij në revistën e specializuar që merret me probleme të psikologjisë e psikiatrisë “Archives of General Psychiatry”. “Një ndryshim mes torturës dhe trajtimit poshtërues nuk është vetëm i pavlerë, por edhe i rrezikshëm”, – komenton ndër të tjera për revistën në fjalë psikologu Steven Milesm, profesor në Universitetin e Minnesota-s.

Edhe në pasojat afatgjata psikike, shkencëtarët nuk kanë gjetur asnjë ndryshim thelbësor mes torturës fizike e asaj psikologjike. Para së gjithash, prishja apo ndërhyrja në ritmin e ciklin normal të një njeriu, siç është izolimi nga jeta e përditshme, pengimi i mundësive që një person të përfitojë lirisht nga mundësitë që i jep jeta apo kërcënimet, ka pasur të njëjtat pasoja ashtu sikurse kanë viktimat e një dhunimi apo abuzimi fizik. Të prekurit vuajnë me vite të tëra nën efektet e ashtuquajtura “shqetësime post-traumatike”: tmerri, ankthi, rikthimi i kujtimeve nga e kaluara e hidhur apo shqetësimet gjatë gjumit. Të gjitha këto bëjnë pjesë në përditshmërinë e jetëve të tyre. Edhe dhimbjet fizike në trupin e tyre, paniku apo humbja e ndërgjegjes mund të dalin në pah aty.

Rezultatet e reja, të përftuara nga ky studim, do të sjellin disi pështjellim në shpjegimin e rrezikshmërisë, në ato kategori njerëzish që gjenden në frontin e luftës kundër terrorizmit për shembull e që e shohin torturën psikologjike si një mjet me pasoja, gjithsesi shumë më të lehta sesa tortura fizike, kur marrin në pyetje të dyshuarit gjatë seancave të hetimit.

Sigurisht që dr. Basoglu shpjegon, duke na demonstruar rezultatet e testimeve të tij, se ekipi i tij nuk ka dashur të përfshijë në këtë test fëmijët, por ka përmendur disa aspekte të studimit që të çojnë në këtë përfundim. “Ata mekanizma psikikë që çojnë te të rriturit në trauma të vazhdueshme, mund të ndodhin ngjashmërishty te fëmijët”, – thotë ai.

Ka shumë dëshmi për këtë, të sjella nga grupe të tjera kërkimore. Këto forma të ‘mbingarkesës psikologjike‘ çojnë 30-50 për qind të fëmijëve në dëmtime afatgjata konjitive e psikiatrike”. Ndërkohë, sipas psikologëve, deri tani dy problemet me dhunën psikologjike janë: Dhunuesit rrallë vihen para përgjegjësisë, madje ata përkrahen, duke u mbrojtur, mbështetur ose duke u rritur në detyrë dhe se dhunuesit dhunojnë, pasi ata janë dhunuar vetë në fëmijëri. Nga ana tjetër, disa dhunues dytësorë mund të dhunohen vetë për shkak të trysnisë së madhe që ushtrohet mbi ta, megjithatë, dhuna kryesore psikologjike medoemos që buron prej diku. Në shumicën e rasteve ajo fillon me praninë e një dhunuesi periodik. Sjellja e dhunshme e këtij individi përhapet edhe tek të tjerët, njësoj si kanceri. /Telegrafi/

Komento