Diamanti ënderra e cdo vajze

Diamanti ënderra e cdo vajzeZakonisht, në raste festash, ditëlindjesh, apo në ndonjë ditë të veçantë, ne pranojmë dhurata nga më të ndryshmet, por gurët e çmuar apo diamantët, padyshim që janë dhuratat më të pëlqyera nga vajzat.

Vathë, ndonjë unazë, qafore, asnjëherë nuk dalin nga moda, por ekziston një sekret në përzgjedhjen e tyre.

Gurët sa më të vegjël, aq më madhështore do të dukeni
E rëndësishme është që çdoherë të dini të bëni zgjedhjen për diçka që do të dukeni më elegante dhe në përmasa të vogla, pse jo edhe zyrtare. Vajzave iu pëlqen që, pa marrë parasyshë, se në çfar llojë feste do të gjinden, të kenë gurë të cilët dhurojnë shkëlqim dhe klas të diferencuar. Kjo është e lehtë të arrihet përmes vathëve, apo byzylykëve.

Diamanti
Vazhdon të mbetet mbret i gurëve, i cili ndër të tjera, vajzave ua krijon edhe një gjendje të mirë shpirtërore. Poashtu nga vajzat preferohen edhe diamantët e zinj.

Ndërsa vajzat e reja, nuk kanë nevojë që të përdorin ata diamantë të cilët kushtojnë shtrenjtë. Ato mund të përdorin diamantin Zircon, i cili nuk është i shtrenjtë, por është shumë i bukur. Për gratë të cilat kanë kaluar të dyzetat, preferohet që për një dukje të mirë, të marin një pamje sa më klasike.

Gurët duhet të zgjidhen edhe sipas stinëve, pasi që dallon shkëlqimi nga rrezet e diellit, dhe shkëlqimi ndaj dëborës.

Zgjedhja e gurëve
Meqenëse gurët përcaktojnë edhe personalitetin e një gruaje, ato duhet edhe të përzgjedhen me një kujdes të lartë, duke shiquar disa detaje, si mosha, ngjyra e lëkurës, veshja, apo sytë.

Është shumë e rëndësishme që gurët mos të jenë shumë të mëdhenjë që të bien shumë në sy, pasi që nuk do të dukeni bukur në përmasa të tilla.

Komento