Dieta e re për detoksim

Çdo vit mundoheni t’i rezistoni shijimit të tryezës së festave të fundvitit, por kot. E dini se do ta teproni edhe këtë herë. Mos u brengosni, sepse ekziston një mënyrë e mirë që ta pranoni organizmin nga të gjitha kënaqësitë ushqimore.

Në kohën e festave, kur mania pas ushqimit është e arsyeshme, organizmi në mënyrë konstante bombardohet me alkool, yndyra dhe sheqerna, të cilët janë të pasur me radikale të lira.

Porcionet e mëdha të ushqimit dhe lënia anash e aktiviteteve fizike, e sjellin organizmin në gjendje shoku, të cilat përcillen me fryrje të stomakut, ngritjen e shtypjes së gjakut,  etj. Në mënyrë që kjo mos të ndodhë, ua ktheni goditjen sulmit të radikaleve të lira.

Pas pirjes dhe ngrënies së tepërt, i lejoni trupit të pushoj dhe çlirohet nga toksina e grumbulluara, të cilat akumulohen lehtë me rastin e çrregullimit të ritmit natyral të organizmit. Dieta e re për detoksim, e bazuar në perime të ziera dhe fruta nga jugu, do t’ua lehtësojë punën. Përkrah të ushqyerit të duhur dhe çajrave nga bimët, që është baza e këtij regjimit të ushqimit, do ta shpejtoni procesin e detoksimit.

Dita e parë
Mëngjesi
250 ml lëng portokalli i freskët – vlera ushqyese: 83 kcal
150 g sallatë pemësh, 4 kumbulla të terura,
Çaj mështekne apo mendre, i ëmbëlsuar me dy lugë mjaltë
Vlera ushqyese: 60 kcal

Zamra
2 mandarina – vlera ushqyese: 115 kcal

Dreka
Perime të ziera në avull
300 g patate, 300 g kungull i njomë, një lugë vaj ulliri, mëlmesa, uthull molle sipas shijes suaj. Vlera ushqyese: 345 kcal
200 g panxhar i zier në lëng limoni, një lugë vaj ulliri. Vlera ushqyese: 88 kcal
Çaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
350 g sallatë pemësh nga ananasi dhe grejfruti -Vlera ushqyese: 131 kcal

Darka
Supë e kthjellët nga perimet
Preni 150 gr pras, 100 gr selino dhe 120 gr kungull i njomë dhe i piqni. I shtoni një litër ujë, një kockë supe dhe e lini të zihet  rreth 20 minuta. Në fund i shtoni 200 gr spinaq dhe i hidhni kripë. Me rastin e servimit, i hidhni supës gjysmë luge vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 182 kcal
Çaj për natë të mirë nga bliri, kamomili dhe lulja e portokallit, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Dita e dytë
Mëngjesi
250 ml limonadë pa sheqer – Vlera ushqyeset: 80 kcal
Dy lugë mulli (drithëra) që i hidhni në një filxhan jogurt pa yndyrë- Vlera ushqyese: 80 kcal

Zamra
Çaj nga mështekna dhe menta, i ëmbëlsuar me dy lugë sheqer. Vlera ushqyese: 60 kcal

Dreka
Perime të ziera
Grini 250 gr brokoli, 100 g lulelakër dhe 150 g karota, dhe pastaj i piqni butë në vaj ulliri. Vlera ushqyese: 325 kcal
Sallatë e gjelbër me karota të grira, rrush të thatë dhe fara të lulediellit.
Vlera ushqyese: 100 kcal
Çaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
1 banane
Vlera ushqyese: 100 kcal

Darka
Zieni në avull 200 gr brokoli dhe 200 g lulelakër dhe i spërkatni me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 104 kcal

Çaj për natë të mirë nga balsami dhe mendra, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë .
Vlera ushqyese: 30 kcal

Komento