Dieta me kërpudha dhe spinaq

Dieta me kërpudha dhe spinaqFytyrat e bukura, që për çdo ditë i shikojmë nëpër medie, gjithmonë mundohen të duken bukur, shpeshherë provojnë dieta të ndryshme. Për momentin hit në Hollivud është dieta “M” – me kërpudha.

Kjo dietë zgjat 14 ditë, premton heqjen e dhjamit nga stomaku, prapanica, ijët dhe nga duart, por jo edhe nga gjoksi. Shujtën me kërpudha nevojitet ta hani njëherë në ditë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Fibrat në kërpudha janë të pasura me fibra, që ndikojnë mirë në tretje, kanë shumë proteina dhe pak kalori, si vitamina B, hekur dhe zink që bëjnë çudinë për lëkurën, flokun dhe thonjtë. Fakti është se nëse ushqehemi shëndetshëm, me rregull dhe për çdo ditë ushtrojmë, atëherë gjithsecili mund të humbë në peshë

OMËLETË ME KËRPUDHA DHE SPINAQ – PËRBËRËSIT:
Vaj 2,5 dl Të bardhë të vezës 50 gramë spinaq Gjysmë qepë të kuqe të prerë imët 5 kërpudha Vaj bimor Kripë dhe piper PËRGATITJA: Në tigan hidhni pak vaj dhe në zjarr të lehtë skuqni qepën derisa të zbutet. Shtoni kërpudhat, spinaqin, vajin bimor, kripë dhe piper sipas dëshirës. Perimet e ziera i hiqni nga tigani. Në të njëjtin tigan hidhni dhe pak vaj dhe e ngrohni në zjarr të qetë. Në të bardhët e vezës shtoni pak erëza bimore, kripë dhe piper. Përzieni mirë. Të bardhët e vezës e shtrini në tigan, e në njërën anë të omëletës i shtoni perimet.

Komento