Dieta me kungull

Dieta me kungullKjo dietë është e përshtatshme për stinën e vjeshtës, marrë parasysh se kjo stinë është e duhura për kungujt dhe u sugjerohet atyre, që dëshirojnë në peshë. Dieta zgjat dy javë dhe gjatë kësaj periudhe kohore mund të humbni deri 6-8 kg.

Përmes kësaj diete jo vetëm se do të humbni në peshë, por do ta pastroni organizmin dhe do ta përtërini trupin. Ekspertët theksojnë se kungulli është ushqim ideal për humbje në peshë. Përmbajnë proteina, yndyrë, karbohidrate, pektinë dhe minerale (kalium, kalcium, hekur, zink), vitamina të grupit B, C, E, PP, A.

Përmban shumë vitamina K, që e rregullojnë volumin e gjakut, si dhe vitaminën pak të njohur T, e cila rregullon metabolizmin. Gjatë dietës secila shujtë merret me kohë të saktë. Në dietë përfshihen zamrat, që përbëhen prej pemëve, çaj ose kafe pa sheqer, ujë mineral.

Menyja e dietës me kungull

Dita e parë:

Kafjalli: Kungull me karota dhe lëng nga limoni, qull nga kungulli me drithëra shtesë, (oriz, elb)

Dreka: Supë me perime dhe kungull (speca, karota, qepë, një sasi të vogël patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor)

Darka: Kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë:

Kafjalli: Sallatë nga kungulli, qull

Dreka: Pire kungulli, supë me perime

Darka: Pemë sipas dëshirës.

Dita e retë:

Kafjalli: Qull nga kungulli, sallatë me perime

Dreka: Supë me perime (pa patate)

Darka: Dy pjesë bukë të thekur dhe sallatë nga kungulli me ananas.

Dita e katërt:

Kafjalli: Qull nga kungulli, sallatë me perime

Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël

Darka: Ragu (kungull, perime dhe kërpudha)

Ditën e pestë menynë ia filloni ta përsërisni nga fillimi. Kjo dietë nuk ka efekte të dëmshme anësore, por duhet pasur kujdes personat, që kanë ndonjë sëmundje të traktit tretës.