Dieta mesdhetare rrit pjellorinë

Dieta mesdhetare është përshëndetur nga shumë njerëz për cilësitë e saj dhe aftësinë për t’i sjellë përfitime trupit dhe shëndetit në tërësi, si te burrat ashtu edhe gratë.

Por një surprizë mbërrin nga një studim i kryer në Holandë, sipas të cilit, falë dietës mesdhetare, gratë mund të përfitojnë nga mundësi më të mëdha të pjellorisë së tyre.

Hulumtuesit holandezë të universitetit të Roterdamit treguan sesi edhe pse nuk shfaqet një lidhje e qartë midis dietës mesdhetare dhe pjellorisë, gratë që e ndoqën në mënyrë besnike një dietë të tillë, treguan se kishin më shumë shans për të mbetur shtatzënë paskëtaj.

Rezultatet u botuan në revistën “Fertility & Sterility”, dhe u vlerësua se për të rritur probabilitetin e të qenit shtatzënë me 40%, mjafton të ndjekësh një dietë mesdhetare korrekte. Sipas studiuesve, këto rezultate mund të jetë për shkak të kontributit të vitaminës B6 dhe acideve omega-6 që absorbohen lehtë përmes dietës mesdhetare.

Fertiliteti

Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të nisur një fëmijë, por pa sukses, duke bërë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës tuaj mund t’i shtoni shanset për një kontraceptim dhe të siguroni një shtatzëni të shëndetshme. Sidoqoftë janë disa faktorë që ju nuk mund t’i ndryshoni si puna e moshës, probleme ovulimi, probleme me spermën dhe dëmtime të tubave të Fallopit.

Ndryshimet që mund të bëni janë si më poshtë:

Hani mirë

Në qoftë se jeni femër, një dietë e balancuar do t’u përmirësojë shëndetin dhe gjendjen tuaj në përgjithësi dhe kjo gjë siguron që trupi juaj është në gjendje të ushqejë një fëmijë. Në qoftë se jeni mashkull, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme është e rëndësishme në prodhimin e spermës. Zgjidhni një dietë të pasur me fruta dhe perime, bukë, patate, oriz dhe drithëra të tjera, bulmet dhe mish pa shumë yndyrë, peshk dhe burime të tjera proteinash.

Bëni kujdes me peshën

Të qenit mbipeshë apo nënpeshë mund të ndërpresë ciklin menstrual dhe të rrezikojë shtatzëninë. Një femër me index trupor (BMI) me 29 ose më shumë dhe me 19 ose më pak e ka më të vështirë për të mbetur shtatzënë. Për të gjetur indeksin tuaj trupor pjesëtoni peshën tuaj në kg me dyfishin e gjatësisë suaj. Mjekimet për fertilitet mund të mos jenë efektive për femrat që janë shumë mbipeshë apo obeze.

Kontrolloni pijen

Mjekët nuk rekomandojnë pirjen e alkoolit. Meshkujt nuk duhet të pinë në mënyrë të tepruar alkool, sepse rrezikojnë dëmtimin e spermës.

Ndaloni duhanin

Duhani dihet që shkakton infertilitet dhe menopauzë të parakohshme tek femra dhe probleme me spermën tek meshkujt. Gjithashtu, duhani pakëson shanset për sukses të mjekimeve për fertilitet.

Qëndroni aktivë

Ushtrimet e rregullta të moderuara (si ecja me vrull) do t’u mbajë në peshën ideale dhe rrit shanset për konceptim. Ushtrimet ulin stresin dhe rrisin nivelet e endorfinës, hormonit që na bën të ndjehemi mirë.

Freskohuni

Për prodhim optimal të spermës, testikulat duhet të jenë disa gradë më të ftohta se pjesa tjetër e trupit. Shmangni xhinset apo të brendshmet e ngushta si dhe vaskat me ujë të nxehtë dhe saunat.

Puna juaj

Profesionet që ju mbajnë ulur për një kohë të gjatë, si për shembull, shoferët në rrugë të gjata apo ekspozimi me kimikate dhe pesticide të ndryshme ndikojnë në cilësinë e spermës.

Menaxhoni stresin

Stresi nuk shkakton infertilitet, por nivele të larta stresi ndikojnë tek cikli menstrual.

Pini acid folik

Të gjitha femrat që përpiqen të kenë fëmijë duhet të marrin një suplement acidi folik 40mcg në ditë, për të evituar disa defekte të lindjes.

Kontrolloni mjekimet

Disa mjekime mund të ulin shanset për shtatzëni. Para se t’i përdorni mjekimet flisni me mjekun tuaj në qoftë se jeni në mjekim e sipër.

Dieta gjatë shtatëzënisë

Një dietë e shëndetshme është shumë e rëndësishme për të pasur një shtatzëni të shëndetshme. Ushqimet e duhura janë esenciale për të siguruar që trupi i nënës mund të ushqejë bebin me gjithë nevojat që ka për t’u zhvilluar dhe rritur.

Energjia

Nevoja për energji ndryshon nga një nënë tek një tjetër dhe nuk mund të japësh të njëjtën zgjidhje për të gjithë. Zakonisht rekomandohet që një nënë shtatzënë të rrisë marrjen e kalorive në 3-mujorshin e parë me 100 kalori dhe 3-mujorshat e dytë dhe të tretë me 300 kalori. Për shembull, një frutë ose gotë me qumësht, një kos me fruta para gjumit është e mjaftueshme. Një suplement multivitaminash në ditë është gjithashtu i rekomanduar.

Acidi folik

Acidi folik që përmban vitaminën B9 është i nevojshëm për të rritur volumin e nënës shtatzënë dhe për të ulur rreziqet e dëmtimeve të trurit dhe palcës së kurrizit gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Meqenëse nuk mund të merret nga dieta, acidi folik rekomandohet të merret si suplement 0.4mg 3 muaj para konceptimit dhe 3 muajt e parë të shtatzënisë.

Hekuri

Hekuri është i rëndësishëm për të mbajtur një furnizim të rregullt me gjak për fëmijën në placentë. Meqenëse rezervat e hekurit tek shumë nëna nuk janë të mjaftueshme me nivelet e rritura të gjakut, një suplement prej 30mg hekur në ditë është i rekomanduar gjatë tremujorshave të dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Mund të parandaloni aneminë nga mungesa e hekurit duke ngrënë ushqime të pasura me hekur si: mish, peshk, pulë, fruta të thata, bukë të zezë, dhe ushqimet që kanë hekur të shtuar në mënyrë artificiale.

Kalciumi

Fëmija juaj merr kalciumin e nevojshëm për të formuar dhëmbë dhe kocka të shëndetshme nga rezervat e nënës. Në varësi të moshës rekomandohet që të keni në dietën tuaj 1000mg-1300mg kalcium dhe 200IU vitaminë D. Do të thotë që në ditë duhet të hani 4-6 shërbime bulmeti ose ushqime me kalcium të shtuar artificialisht. Në qoftë se kalciumi nuk mund të merret në masat e duhura nga ushqimi rekomandohet marrja e suplementeve.

Komento