Dieta Miami

“Me shume sesa sasia ke rendësi cilësia e ushqimeve qe konsumoni”, kjo është ideja baze e dietës Miami. Parimi: gjithçka fillon ne zgjedhjen e ushqimeve me sheqerna dhe yndyrna “te mira”.

Dieta Miami zhvillohet ne tre faza

Ne fazën e pare, përgjatë dy javëve, ndalohen produktet me niseshte si dhe sheqernat (buka, patatet, orizi, frutat, alkooli) dhe preferohen produktet me proteina (vezët, mishi, peshku, perimet). Pas kësaj faze organizmi mësohet te mos reagoje ne te njëjtën mënyrë ndaj ushqimit.

Ne fazën e dyte, fillohet gradualisht konsumimi i produkteve te ndaluara, duke nisur me ato qe kane një tregues glicemik me te ulet, si disa fruta, buka, orizi, etj. Kur humben disa kilogramë kalohet ne fazën e fundit.

Faza e trete është me e lehta dhe përfundimtarja. Këtu behet fjale për klasifikimin e yndyrnave dhe sheqernave te mira dhe te këqija.

Duhen privilegjuar

•    Frutat, perimet dhe drithërat e përbëra;
•    Proteinat e mishit te kuq apo te bardhe, peshku, djathi, vezët dhe arrat;
•    Vaji i ullirit, arrat
•    Qumështi i skremuar, kosi, djathi me 30% yndyre.

Duhen eliminuar

•    Sheqernat e dëmshme, mielli i bardhe, patatet e industrializuara, sheqeri i bardhe, alkooli, ëmbëlsirat e blera, etj
•    Yndyrnat jo te mira te cilat janë te dëmshme për sistemin kardiovaskular si gjalpi, djathi me yndyre, pana, qumështi me yndyre, etj.

Kujdes! Edhe pse ka shume te mira, kjo diete duhet te përdoret për një kohe te shkurtër./ikub/