Dieta “O2”

Dieta "O2"Dieta ‘O2’ bazohet në ushqimin e pasur në antioksiduesit, të cilët pos se ndihmojnë në humbjen në peshë, përdoren edhe në përmirësimin e kujtesës dhe mbrojtjen prej sëmundjeve.

Kjo dietë nuk kalon duke numëruar kaloritë dhe në shmangien e ushqimit që pëlqeni. Në vend të kësaj, ju nxit ta mbushni pjatën me ushqimet e pasura me antioksidues dhe të kënaqeni me atë që hani. Dieta garanton humbje në peshë, shëndet dhe bukuri për të gjithë ata që aplikojnë këtë dietë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Përmes hulumtimeve është vërtetuar se si pemët dhe perimet e ndryshme kanë ndikim të madh në luftën që bën trupi kundër radikalëve të lirë. Nga kjo arsye rrjedh edhe konsumimi i ushqimit të pasur me antioksidues që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe formave të kancerit. Dieta O2 zgjat 32 ditë, fillon me fazën e pastrimit të organizmit për katër ditë.

FAZA E PARË – PASTRIMI KATËRDITOR I ORGANIZMIT

Gjatë kësaj faze në organizëm shtoni 1.200 kalori. Tani vjen te pakësimi i konsumimit të sheqerit dhe kripës, që ju ndihmon për humbje në peshë.

MENYJA E USHQIMIT:

Në këtë fazë, në pjatën tuaj gjendet ushqimi i njëjtë për katër ditë. Kafjalli: një vezë me tre të bardhë të vezës, erëzuar me borzilok. Nga pijet mund të pini çaj të gjelbër, ose ujë me limon. Zamra: mollë të prerë të erëzuar me kanellë. Dreka: spinaq të freskët të erëzuar me uthull, 85-120 g peshk me erëza të freskë- ta, nga pijet pini ujë me limon. Zamra: artiçok të përgatitur në avull, çaj të gjelbër. Darka: sallatë me perime dhe sallatë të gjelbër, erëzuar me 1 lugë vaj ulliri, shparguj, 85-120 g proteina pa yndyrë me erëza të freskëta, boronica për desert, ujë me limon.

FAZA E DYTË – PËR DY JAVË

Faza e dytë pason pas fazës së pastrimit dhe zgjat dy javë.

MENYJA E USHQIMIT:

Kafjalli: 1 pjeshkë, 170 ml jogurt pa yndyrë qumështi, 8 arra të pjekura dhe kanellë. Zamra: selino me dy lugë gjalpë dhe kanellë. Dreka: sallatë “cobb”. Zamra: 170 ml jogurt pa yndyrë qumështi, 60 ml lëng shege, 1/2 e gotës boronica. Darka: salmon të erëzuar me uthull molle.

FAZA E TRETË – DY JAVËT E FUNDIT

Faza e tretë dhe e fundit zgjat dy javë dhe është e ngjashme me dy javët e para. Në këtë fazë lejohet të konsumoni më shumë niseshte ose pemë për çdo ditë, e një herë në javë lejohet të pini një gotë verë ose një pjesë çokollatë.