Dieta treditore me mjaltë

Këshillohet konsumimi i mjaltit me kualitet të kontrolluar, duke pasur parasysh që përparësi i jepet llojeve të mjaltit me ngjyra më të errëta.

Dieta treditore me mjaltë

Nëse ndiqni këtë dietë, mund të humbni 2-3 kilogramë për vetëm 3 ditë!

 

DITA E PARË:

Kafjalli: Dy të verdhë të vezëve të freskëta i përzini me një lugë të vogël me mjaltë. Gjatë kësaj shujte pini çaj me limon ose kafe (pa sheqer).

Dreka: 100 gramë djathë, 50 gramë karota të ziera, 50 gramë brokoli të zier dhe 50 gramë lulelakra të ziera. Prej këtyre ushqimeve bëjeni një krem në blender. Shtesë: çaj ose kafe me një lugë të vogël me mjaltë.

Darka: 1 filxhan supë të kthjellët të perimeve, 1 fetë buke integrale dhe 1 mollë/dardhë/portokall.

Para fjetjes: çaj me limon.

 

DITA E DYTË

Kafjalli: njëjtë sikur ditën e parë.

Dreka: Bëni një krem nga një vezë e zier butë,një lugë mjaltë dhe 100 gramë djathi të freskët. Gjatë shujtës mund të pini çaj me limon ose kafe.

Darka: 150 gramë file peshku ose pule, një enë të vogël me sallatë perimesh dhe një çaj me limon.

 

DITA E TRETË

Kafjalli: Njëjtë sikur ditën e parë plus një mollë.

 

Dreka: 50 gramë djathë, 1 fetë buke të thekur dhe një pjatë me perime të freskëta me lëng limoni.

Darka: 300 gramë perime të ziera, një vezë e zier butë dhe një filxhan çaj me një lugë mjaltë.

Vërejtje: Për çdo ditë gjithsesi hajeni nga një gjysmë limoni!

Dieta detoksifikuese me mjaltë

 

Gjërat e nevojshme:

1.5 litra ujë mineral pa gaz

8 limona,

2-3 lugë mjaltë dhe

1-2 lugë me biber të kuq djegës.

Përgatitja:

Filtrojeni lëngun e limonit, ia shtoni mjaltin dhe biberin dhe masën e përzini mirë. Gjatë ditës e pini tërë sasinë e pijeve. Përveç saj mund të pini çaj të gjelbër ose ujë. Kohëzgjatja maksimale e detoksifikimit është tri ditë. Nuk do të ndjeni dobësi dhe rraskapitje, sepse mjalti do ta ushqejë organizmin tuaj, biberi do të përmirësojë qarkullimin e gjakut, ndërsa limoni do të ndihmojë për mënjanimin e toksinës.

Gjatë këtyre tri ditëve rekomandohet edhe një banjë, e cila do të ndihmojë në mënjanimin më të lehtë të toksinës.

 

Komento