Dieta Volumetriks

Nga dita në ditë rriteni intensitetin e aktiviteteve, ndërsa qëllimi kryesor është që për çdo ditë të ushtroni nga gjysmë deri në një orë.

Aktiviteti fizik, thonë autorët e librit, do ta shpejtojë metabolizmin, do të ndihmojë të digjni më shumë kalori dhe t’i përkushtoheni mënyrë së shëndetshme ushqimit.

Rriteni nivelin e aktivitetit, në mënyrë që ai të bëhet pjesë e stilit tuaj të jetës, ndërsa për fillim fikeni televizorin dhe filloni të shëtitni. Dieta Volumetriks është princip i ri në mënyrën e të ushqyerit, të cilin e ka sajuar ekspertja e ushqimit dhe dietave dr.

Barbara Rols, pas dy dekadash studimi të shprehive të njerëzve, të cilët rrinë të uritur ose hanë tepër. Regjimi i saj i të ushqyerit është i përshtatshëm për njerëz të cilët e kanë të vështirë t’u përmbahen dietave rigoroze, të cilat nënkuptojnë porcione të vogla të ushqimit. Me këtë dietë jeni gjithmonë të ngopur, sepse nuk kërkon reduktime drastike të konsumimit të kalorive. Dieta, në fakt, bazohet në konsumimin e ushqimeve me dendësi të ulët energjetike, e ato janë ushqimet që kanë më së paku kalori. Për shembull, dendësia energjetike e ujit është e barabartë me zero, por, në anën tjetër, në një sasi të vogël të yndyrës ekziston një dendësi e lartë energjetike.

Ushqime me dendësi të lartë energjetike janë djathërat, yndyrat, keksi, pemët me lëvozhgë, mishi me yndyrë… Pra, në vend se të hani ushqime të pasura me yndyra, të cilat do të ju ngopin, por edhe do ta rritin numrin e kalorive të konsumuara, është më mirë ta shuani urinë me sasi më të madhe të perimeve.

Dr. Rols me kolegun Robert Barnet e ka shkruar librin ‘The Volumetrics Weight-Control Plan’, në të cilin kanë theksuar që nëse ndiqni planin e të ushqyerit, pjata juaj do të jetë gjithmonë e plotë, ndërsa në të mund të gjenden edhe ato ushqime të ‘ndaluara’, siç janë çokollata dhe sheqerkat tjera. Madje lejohen edhe disa pije alkoolike, por mos harroni t’i matni kaloritë e tyre, siç i llogaritni edhe ato në pjatë.

Dieta e Rolsit dhe Barnetit nënkupton konsumim të ushqimit me pak kalori, por të vëllimit të madh, gjë që inkurajon ata të cilët janë në regjim të veçantë të të ushqyerit. Porosia është e qartë – është e mundshme që njëkohësisht të kënaqeni duke ngrënë dhe të humbni peshë.