Dietë e përsosur me fibra

Falë ushqimit të pasur me fibra edhe ju mund të keni një trup vital. Nëse tretja e ushqimit është e ngadalësuar, atëherë mund të zvogëlohet edhe procesi i humbjes në peshë dhe kështu mund të vjen deri tek mbipesha.

Ushqimet e pasura me fibra zakonisht posedojnë pak yndyra dhe kalori, prandaj, edhe nuk shtojnë në peshë.

Pos kësaj, me konsumimin e tepërt të fibrave, për një kohë më të gjatë do të ndiheni të ngopur, prandaj mu për këtë arsye nuk do të vendosni që në kalim e sipër të konsumoni ushqime të grimcuara dhe ushqime jo të shëndetshme, të cilat shtojnë në peshë.

Ky lloj ushqimi, po ashtu ngadalëson shpejtësinë me të cilën konsumoni, duke i dhënë më shumë kohë trurit tuaj për ta regjistruar se lukthi tashmë është plot.

Kjo dietë është e shëndetshme për të gjithë ata që duan të humbin në peshë në mënyrë të shëndetshme. Dieta ka pesë shujta, por duhet ta theksojmë se rëndësi të veçantë ka konsumimi i sa më shumë lëngjeve.

Plani i pastrimit

të organizmit:

Para kafjallit: 1 gotë me lëng të freskët nga pemët apo perimet.

Kafjalli: 1 gotë ‘myesli’ me lëng grepi.

Zamra: 1 pjatë të vogël me sallatë portokalli dhe banane.

Dreka: lëng të freskët të shtrydhur, sallatë të thartë, eventualisht 50 deri 100 g patate të fërguara.

Zamra: 1 gotë çaj dhe një pjesë bukë integrale.

Darka: 1 gotë jogurt me fara liri, 1 apo 2 pjesë bukë integrale, 1 mollë.

Plani i dietës:

Kafjalli: 1 gotë kafe e pak qumësht pa yndyrë, me sheqer jo të bardhë, 2 pjesë të holla bukë integrale me djathë, 1 domate e vogël.

Zamra: 1 gotë jogurt, 1 pjesë të hollë bukë integrale, 1 domate e vogël.

Dreka: 1 pjatë me 100 g patate të fërguara, 150 g mish peshku të tymosur, 1 mollë.

Zamra: 1 gotë lëng domateje, 1 pjesë bukë të zezë.

Darka: i pjatë sallatë të përzier sipas dëshirës suaj, 1 vezë të fërguar, 1 pjesë të hollë bukë integrale dhe 1 pjesë djathë të lehtë dhe pa yndyrë.