Dimri i bën njerëzit më të vjetër

Për shkak të ajrit të ftohtë dhe erërave, lëkura jonë, sidomos ajo rreth syve duket më e vjetër. Shkencëtarët britanikë thonë se sezoni dimëror i bën njerëzit më të vjetër për madje 4,7 vjet.

Në studim kanë marrë pjesë 5.000 ferma, të moshës ndërmjet 27 deri 60-vjeç. Shkencëtarët kanë përcjellë ndryshimet gjatë katër stinëve të vitit.

Ata me këtë rast kanë gjetur se gjatë muajve të dimrit lëkura pëson më së shumti. Madje, 82 për qind e femrave ka rrethe të errëta rreth syve, derisa në verë kjo përqindje është dukshëm më e vogël- gjithsej 38 për qind.

Ekspertët vlerësojnë se arsyeja e gjithë kësaj është se fytyra jonë gjatë dimrit është më pak e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, gjë e cila çon deri te mungesa e vitaminës D dhe për këtë arsye rrethet e errëta janë më të dukshëm.

Përveç kësaj, për shkak të mungesës së dritës së diellit në trup ka më pak serotonin, hormon i lumturisë, i cili ndikon që të jemi më të relaksuar dhe me vetë këtë edhe më të bukur.

Komento