Disa faktorët që shkaktojnë kancerin

Tymi i veturave është identifikuar nga shkencëtarët si një ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit te njerëzit që banojnë në qendra urbane. Djegia e karburanteve përmban lëndë toksike dhe kancerogjene.

Pirja e duhanit:
Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacione në organizëm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë jo vetëm mushkëritë, por edhe sistemin tuaj imunitar.

Mbetjet toksike dhe industriale:
Nuk është aspak e rastit që banorët përreth zonave industriale janë më të rrezikuarit nga shfaqja e formave të ndryshme të kancerit. Dhe realisht janë këta njerëz të diagnostikuar me kancer më së shpeshti në mushkëri. Ajri në këto zona është tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, të cilat përbëjnë një problem serioz jo vetëm për ata që punojnë në këto industri, por edhe për banorët e zonave përreth.

Pirja e alkoolit:
Shumë njerëz po ashtu edhe studiues të ndryshëm, mendonin se pirja e sasive të limituara të alkoolit mund të reduktonte rrezikun e shfaqjes së kancerit. Por, studimet më të fundit kanë treguar se substancat parësore që shkaktonin kancer janë gjetur te alkooli, përfshirë këtu verën dhe birrën. Analizat e bëra kanë treguar se konsumimi i çdo 10 g alkool rrit rreziku e shfaqjes së kancerit rreth 9 për qind. Pirja e alkoolit përbën rrezik serioz sidomos për ata persona të cilët abuzojnë me të.

Elementet toksike te ushqimet:
Ushqime të ndryshme, përfshirë edhe ato të konservuarat, mund të përmbajnë pesticide të ndryshme. Kështu disa lloj mishi i disa lloje kafshëve të ushqyera me përbërës të ndryshëm, rritja e peshqve në akuarium etj. mund të përmbajë elementë absolutisht të dëmshëm për organizmin e njeriut.

Rrezet radioaktive:
Një studim i kryer në vitin 2005 nga një Program Toksikologjik Amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare të kancerit te njeriu. Kohët e fundit është zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solariumet e ndryshme përbëjnë një rrezik të madh në shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të rrezeve X për shkak të rrezeve X të përdorura edhe në mjekësi.

Niveli i lartë i hormoneve:
Kërkimet e bëra kanë rezultuar se gratë e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale për një kohë të gjatë, pra janë tejet të ngarkuara emocionalisht, shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progesteroni, dy hormone, janë zbuluar si dy faktorë me rrezik të lartë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit të njeriu.

Konsumimi i ujit të ndotur:
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar, përmban përbërës të ndryshëm dhe lëndë të shumta toksike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje në masë te njerëzit. Uji i pijshëm, meriton gati vëmendjen kryesore gjatë kujdesit për shëndetin tuaj. Në të mund të ketë elemente të ndryshme toksike që bëhen shkak për mutacione të ndryshme. Për këtë është i nevojshëm klorimi  ujit për t’u pastruar nga pesticidet dhe substancat e ndryshme kimike.

Substancat kimike që përdoren në amvisëri:
Edhe shtëpia juaj mund të përmbajë përqindje të ndryshme të substancave kimike. Ato mund të gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet, insekticidet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak etj; produkte këto me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, sidomos femrat.

Gazi, benzeni, vajguri:
Gazi po gjen përdorim çdo ditë e më tepër jo vetëm për gatim, por edhe për ngrohje, duke bërë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Por rreziku më i madh ekziston për ata që punojnë në nxjerrjen dhe përgatitjen e këtyre lëndëve. Pastrimi kimik apo edhe puna në garazhe e servise të ndryshme përmbajnë sasi të lartë elementesh toksike.

Produktet farmaceutike:
Nuk është çudi që vetë produktet farmaceutike të radhiten ndër faktorët kryesorë të identifikuar si nxitës të kancerit. Prodhimet farmaceutike përmbajnë sasi të caktuara drogash, por përdorimi i dendur dhe i zgjatur në kohë i tyre bëhet shkak për shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Përdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenë të kontrolluara nga mjeku mund të përbëjnë rrezik serioz në keqësimin e shëndetit tuaj.

Produktet kozmetike:
Bukuria e ka çmimin e vet! Kjo shprehje vazhdon të ketë kuptim çdo ditë e më tepër. Duke ditur se produktet e ndryshme të konsumuar me tonelata në të gjithë botën përmbajnë elemente toksike gati shkatërruese për lëkurën, duke shkuar deri aty sa mund të shfaqin kancer të lëkurës.