Disa gjëra që çdo femër duhet t’i ketë në çantën e saj

çantaJemi të sigurtë që shpesh herë ju ka ndodhur që të jeni gjetur të papërgatitura për një takim të papritur. Sot do t’ju këshillojmë se çfarë duhet të mbani në çantën tuaj, në mënyrë që të mos keni aspak frikë se si do të dukeni nëse dikush ju fton për një darkë, ose keni takime të rëndësishme pas pune, ose do të dilni me shoqet në një festë të paplanifikuar më heret.

Kapëset e vogla nuk do të zënë asak vënd në çantën tuaj, kujdesuni që t’i keni gjithmonë në çantë sepse do ju ndihmojnë shumë nëse nuk i keni flokët e sapolara, ose ju besdisin baluket.

Një rreth për flokët, ose ndonjë aksesor i tjetër do të jetë një mundësi më tepër që të dukeni sikur sapo keni dalë nga parukeria.

I keni parasysh, piastrat e vogla, ose mashat e flokëve që bëjnë kaçurrelat? Nëse e bleni një të tillë dhe  e mbani në çantë, do ndjeheni shumë e sigurtë dhe nuk do ngurroni të dilni pa u ndalur në shtëpi.

Të fundit por jo më pak të rëndësishmet, sigurohuni të keni në çantë një portofol të mbushur me gjërat më të rëndësishme të make up- it që  ju keni.

Komento