Disa gjërat që i shqetësojnë meshkujt gjatë seksit

Edhe pse meshkujt duken shumë të sigurt në vete, në krevat edhe ata i pushton dyshimi nëse janë të mirë në ‘punën e tyre’, në fakt ata i kaplon frika dhe pasiguria.

Janë katër gjëra të cilat i shqetësojnë meshkujt, dhe për të cilat mendojnë gjatë marrëdhënieve seksuale.

Duart- në shumicën e rasteve paraqesin problem te meshkujt, sepse nuk dinë çfarë të bëjnë me to derisa çojnë dashuri. Në fakt, ata shpesh shqetësohen se do t’i vendosin duart diku ku nuk duhet.

Pesha- është problemi tjetër, sepse edhe meshkujt shqetësohen se si do të duken kur t’i heqin teshat nga trupi, që po ashtu është një presion psikologjik shtesë. Veç tjerash, meshkujt që kanë peshë të madhe frikësohen se mos janë tepër të rëndë për partneren e tyre.

Orgazma- është qëllimi i të gjithëve gjatë aktit seksual, mirëpo meshkujt shqetësohen kur femra nuk arrin orgazëm. Ata e fajësojnë veten se nuk kanë qenë të mirë sa duhet, prandaj reaksioni pozitiv i partneres ka rëndësi të madhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

Ndërsa mbi të gjitha, meshkujt shqetësohen për ‘organin e tyre’, i cili “asnjëherë nuk është i madh sa duhet” dhe gjithmonë “ka mundur të jetë më i madh”… /Telegrafi/