Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it

Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-itNuk ka asgjë më të keqe që ju prish ditën se sa kur shikoheni në pasqyrë dhe shihni fytyrën e njollosur nga maskara, apo forma e pakëndshme e vetullave. Kjo është edhe arsyeja pse kemi marrë mendim nga makeup artistja e Channel-it, për të mësuar disa këshilla bukurie.

Hapi -1

Së pari, përgatitni lëkurën e fytyrës për aplikimin e bazës apo themelit. Fulvia, grimierja, thotë: “Gjithmonë aplikoni bazën nën qepallat tuaja. Kjo ndihmon që hijëzimi të qëndrojë më gjatë dhe ju bën të dukeni më të freskëta apo të sapo zgjuara nga gjumi. Mund ti përdorni gishta njëlloj sikur brushën, por rreth kësaj zone përdorni gjithsesi brushë pasi siguron kamuflim më të mirë”.

Hapi – 2Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it

Më pas, aplikoni hijëzimin e syve nga fillimi i qerpikëve e deri në skajet e kapakut të syrit. Përqëndrohuni më shumë tek fillimi i kapakut të syrit, më pas shpërndajeni gjithandej.

 

Hapi -3Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it

Më pas, përdorni një brushë të vogël, që të aplikoni hijëzimin në pjesën e poshtme të qerpikëve. Kjo do të bëjë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj. Ju nuk keni nevojë për tri nuanca të hijëzimit të syrit. Sot, këto hijëzime janë aq të pigmentuara, saqe mjafton vetëm një ngjyrë, vetëm aplikoni në disa shtresa, sugjeron Fulvia.

Hapi -4Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it

Që ta parandaloni njollosjen nga mascara dhe hijëzimi, përdorni një pudër pluhur të tejdukshme poshtë syve tuaj. Ky lloj është i preferuari im pasi pastron të gjitha njollat dhe funskionon për çdo nuancë lëkure.

Hapi -5Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it
Gjithmonë aplikoni maskarën në pjesën e sipërme të qerpikëve, po edhe në pjesën e poshtme. Dhe, kur ti theni qerpikët me mjetin e posaçëm, filloni në tri pika kryesore që ti bëni të duken sa më të dendura dhe të gjata…shtypni apo theni qerpikët në rrënjë, në mes dhe anësh.

Hapi – 6Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it

Që të krehni dhe drejtoni vetullat e paformësuara, hidhni pak sprej apo llak flokësh në një brushë të vogël dhe krihni më pas ato.

Hapi -7Disa këshilla bukurie nga makeup artistja Fulvia e Channel-it
Më në fund, pëmbyllni grimin me një shkëlqyes buzësh. Fulvia thotë: “Ju gjithmonë duhet të filloni rutinën tuaj të grimit duke aplikuar balsam buzësh, e më pas të vazhdoni me bazën në fytyrë. Deri sa të lyeni buzët me buzëkuq, ato mjaftueshëm do të hidratohen nga balsami. Një shkëlqyes buzësh i bën buzët të duken edhe të hidratuara por edhe natyrale, gjë që është perfekte për ambient pune ”.

 

Komento