Disa këshilla për një dukje më ekspresive

grimiAplikimi i grimit është shndërruar në një hap të rëndësishëm në rutinën e bukurisë së shumë femrave.

Megjithatë, nëse nuk jeni e njohur me teknikat dhe produktet e duhura, gabimet mund të ndodhin, shpesh madje. Pjesa përreth syve është pjesa më delikate e aplikimit të grimit, pasi që pikërisht kjo pjesë luan rolin më të rëndësishëm në krijimin e një dukjeje më ekspresive.

Më poshtë jua kemi sjellë disa këshilla grimi, që ju ndihmojnë ta arrini dukjen e përkryer,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Aplikojeni grimin në bazë të formës së syve

Përzgjedhja e grimit të duhur është me të vërtetë e rëndësishme për sytë tuaj. Kjo gjë ju ndihmon për ta gjetur edhe llojin e duhur të qerpikëve dhe ngjyrave, që duhet përdorur.

2. Dukja ‘smoky’

Dukja ‘smoky’ bën që sytë të kenë një dukje më të thellë dhe më të ndjeshme. Nëse nuk jeni e zonja në aplikimin e kësaj teknike, atëherë vizatojeni një shenjë katrori (#) në kapakët e syve dhe pastaj përzieni mirë me një brushë.

3. Sigurohuni që maskara të jetë e lëngët

Para se ta aplikoni maskarën duhet të siguroheni që ajo është mjaftueshëm e lëngët sa për ta krijuar një shtresë të mirë në qerpikë. Kur produkti fillon të thahet, qerpikët nuk dredhohen mirë dhe lënë prapa masë të grumbulluar, që nuk duket aspak bukur. Për t’ia shtuar jetëgjatësinë maskarës, futeni në një gotë me ujë të nxehtë për disa minuta dhe përdoreni menjëherë, pasi ta nxirrni nga uji.

4. Rriteni volumin e qerpikëve

Aplikimi i pudrës para përdorimit të maskarës është një trik i shkëlqyer për rritjen e volumit të qerpikëve tuaj. Andaj, pse të mos e përdorni këtë teknikë?!

5. Theksimi i syve

Dukja e syve sikur të maces është një metodë e shkëlqyer për t’i theksuar sytë. Për ta bërë më të thjeshtë këtë metodë, vizatojeni një trekëndësh në pjesën e jashtme të syve dhe pastaj mbusheni pjesën e kufizuar.

6. Dredhimi i përkryer i qerpikëve

Qerpikët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në dukjen e përgjithshme të fytyrës suaj. Dredhimi i qerpikëve nuk është gjithmonë një proces i lehtë, veçanërisht kur qerpikët janë të shkurtër. Megjithatë, nxehja e dredhuesit të qerpikëve me tharëse të flokëve ndihmon në dredhimin më të lehtë të tyre.

7. Kujdesi për lëkurën përreth syve

Qeskat dhe rrathët e zinj përreth syve bëjnë që fytyra juaj të duket e lodhur. Për t’i shmangur këto probleme, mundohuni t’i trajtoni sytë me trangull të ftohtë ose me fletëza të patates.

Image
8. ‘Eyeliner’-i i bardhë

‘Eyeliner’-i i bardhë është një metodë e shkëlqyer për theksimin e ngjyrës së hijezuesit të syve tuaj. E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni një shtresë ‘eyeliner’ me ngjyrë të bardhë, para se të vazhdoni me pjesën tjetër të grimit.

9. Alternativa e ‘eyeliner’-it

Nëse nuk keni laps apo ‘eyeliner’ të lëngët, mos e nënvlerësoni fuqinë e hijezuesit të syve. Tekstura e këtij produkti e bën atë lehtë të aplikueshëm dhe nuk lë hapësira në linjat e qerpikëve. Ky trik rekomandohet për femrat që mundohen ta zvogëlojnë madhësinë e kapakëve të syve.

10. Përdorimi i fshehësit të duhur
Aplikimi i fshehësit mund t’i ndihmojë grimit që të duket më natyral ose mund të bëjë që të duket shumë më i vërejtur. Për ta parandaluar një gjë të tillë, vizatoni një trekëndësh të kthyer me majë teposhtë në mollëza dhe mbusheni me një shtresë të hollë.

11. Përzgjidhni qerpikët me madhësi të duhur

Vëmendje! Këtu bëhen gabimet më të shpeshta. Qerpikët e gjatë jo domosdoshmërisht janë më atraktivë. Madhësia duhet të përputhet me sytë, si dhe me distancën e tyre nga vetullat. Qerpikët e gjatë dhe të trashë duken më natyralë.

12. Vetullat me formë të përkryer

Vetullat e trasha janë trend i kohëve të fundit. Megjithatë, kjo gjë nuk funksionon tek të gjitha femrat. Është e rëndësishme që ta analizoni dukjen tuaj pa grim, duke i kushtuar vëmendje madhësisë së syve dhe distancës që ata e kanë nga njëri-tjetri dhe kësisoj të vendosni për formën më të përshtatshme të vetullave tuaja.