Disa këshilla për qerpikët artificialë

Disa këshilla për qerpikët artificialëNëse keni menduar të eksperimentoni me qerpikë artificialë, atëherë lirisht mund ta bëni një gjë të tillë, pasi që edhe nëse keni dëgjuar që qerpikët artificialë i shkatërrojnë ata natyralë, duhet ta dini që një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Gjithsesi, qerpikët artificialë duhet aplikuar me shumë kujdes dhe në mënyrë të saktë. Nëse e aplikoni ngjitësin në qepallën e syve, është e rëndësishme që ta mbani sa më larg syve, për t’i shmangur irritimet potenciale, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për më tepër, kërkojeni ndihmën e një artisti me eksperiencë në ngjitjen e qerpikëve artificialë, pasi që të tjerët mund ta vendosin një fije qerpik sintetik në 3-4 fije të qerpikëve natyralë, gjë kjo që shkakton ngjitjen e tyre dhe krijohet efekti i kundërt me atë që e dëshironi. Për më tepër, mos i prekni qerpikët vazhdimisht me dorë dhe kurrsesi mund u mundoni t’i largoni ata vetë, pasi që në këtë mënyrë mund t’i hiqni edhe qerpikët natyralë.

KËSHILLA:

Meqë qerpikët artificialë ngjiten në ata natyralë, ata bien në mënyrë natyrale, për shkak të ciklit të rritjes së qerpikëve natyralë. Andaj, është e rëndësishme që t’i ndërroni ata çdo 3-4 javë. Për ta parandaluar dëmtimin e qerpikëve artificialë, përdorni toptha pambuku dhe produkt për largimin e grimit, që nuk përmban vaj.

Komento