Disa këshilla për thonj të fortë e të shëndetshëm

Disa këshilla për thonj të fortë e të shëndetshëmNëse keni thonj të dobët që thuhen lehtë, s’keni pse shqetësoheni sepse nuk do të thotë që ju nuk do të keni kurrë thonj të fortë dhe të shëndetshëm.

Ajo që duhet të bëni është t’i trajtoni ato në mënyrën e duhur për të arritur rezultatet që ju dëshironi.

Zgjidhja nuk është rregullimi i thonjve çdo 3-4 javë tek estetistja, por ju duhet një trajtim që ndikon realisht në shtresat e thonjve dhe jo thjesht një mbulim me disa gurë e ngjyra të bukura.

Këtë trajtim mund ta bëni fare mirë në kushte shtëpiake tek shihni një film apo thjesht qetësoheni.Do t’ju duhen disa thelpinj hudhër dhe disa feta limoni.

Pasi t’i keni larë duart dhe të keni pastruar thonjtë nga manikyri me një thelp hudhër fërkoni për disa minuta thonjtë tuaj një e nga një.

Pas këtij veprimi që do të ju marrë disa minuta kohë, ju duhet të lani duart dhe të përsërisni veprimin, por me fetat e limonit.

Lëngu i hudhrës ka aftësinë të forcojë thonjtë dhe lëngu i limonit i zbardh ato e për më tepër heq dhe erën e pakëndshme të hudhrës.

Një trajtim të tillë duhet t’ia bëni thonjve 2 herë në javë dhe do të mahniteni nga rezultati.

Komento