Disa këshilla për trup, flokë dhe lëkurë të butë

Thuajse gjithmonë në dimër është i pranishëm pak a shumë dehidratimi i lëkurës dhe tharja kapilare.

E para shfaqet me rrudha të vogla rreth syve e gojës dhe me disa plasaritje të vogla në fytyrë dhe qafë, ndërsa flokët, më të qëndrueshëm e të ashpra.

Problemet
Po kështu, vërehet edhe një rrjepje e lëkurës, që e bën atë jo homogjene, si dhe “njollat”, një fenomen fiziologjik të ndërrimit të qelizave.

Këshilla më e zakonshme, që mund të jepet në këto raste atyre që duan të kenë një paraqitje të pakapshme nga ana estetike, është të shkojnë te një estetist, ku mund të bëjnë disa trajtime, mes të tjerash, llojin më të përshtatshëm të makijazhit për lëkurën në këtë periudhë.

Në rast se nuk doni të shkoni në ndonjë institut bukurie ose thjesht nuk keni mundësi, zbatoni këshillat që jepen më poshtë, për ta trajtuar sa më shumë të jetë e mundur lëkurën dhe flokët tuaj.

Lëkura

Para së gjithash, mbani rregullisht pastërtinë e lëkurës, me qumësht dhe produkte dushi neutralë dhe të markave të njohura, të cilat mbajnë shumë mirë epidermën dhe pas tyre, kremrat hidratues e ushqyes që do të përdoren më pas.

Natyrisht, ka shumë rëndësi zgjedhja e kremrave trajtues, që duhet të depërtojë në shtresat e brendshme të lëkurës (pra, të përdoret duke bërë njëkohësisht edhe masazh të lehtë) dhe funksional, ose më saktë, të jetë në gjendje t’i japë lëkurës atë butësi e vitalitet, që luajnë një rol të rëndësishëm në pikëpamjen estetike.

Komento