Disa këshilla për vetë-rrezitjet të fytyrës suaj

Disa këshilla për vetë-rrezitjet të fytyrës suajKëtë verë, mundohuni ti kushtoni rëndësi fytyrës suaj

Përgatitni lëkurën tuaj me eksfoliant që të hiqni qafe qelizat e vdekura, pastaj hidratojeni atë në mënyrë që edhe nxierja apo rrezatimi i lëkurës të bëhet normalisht dhe në mënyrë të barabartë.

Përdorni produkte të dizajnuara posaçërisht për llojin e fytyrës tuaj (ose të paktën, për trupin dhe fytyrën). Këto produkte kanë tendencë të jenë të butë në lëkurën tuaj dhe nuk i bllokojnë poret.

Mbroni fijet e flokut tuaj duke aplikuar vazelinë nga rrënja e deri tek majat si dhe vetullat e qerpikët tuaj për të parandaluar nxierjen e lëkurës me njolla dhe shenja.

Keni kujdes ndaj rrudhave si psh. afër skajeve të hundës dhe pjesën e sipërme të buzëve tuaja. Nëse ju aplikoni shumë, atëherë losioni mund të vendoset në këto zona.

Mos e anashkaloni qafën tuaj nëse dëshironi që edhe ajo të ketë pamje të nxirë. Përdorni sfungjer ose pecetë të lagësht për të aplikuar losionin, dhe uluni drejt derisa ajo të thithë lëkurën dhe në këtë mënyrë losioni të vendoset në mënyrë të barabartë në linjat e qafës.

Kur bëhet fjalë për vetë rrezitje, duhet të keni shumë durim. Prisni që lsioni të absorbohet plotësisht, pastaj hidhni mbi fytyrë pudër fëmijësh që të ju ndihmojë më mirë me shtrirjen.

Komento