Disa këshillat për forma të mira fizike

Disa këshillat për forma të mira fizikeVrapimi është një fenomen i cili na ndihmon për të pasur një trup në formë. Ka shumë persona të cilët janë të pasionuar pas vrapit të përditshëm, ato duhet të bëjnë një kujdes të veçantë sidomos me pjesën e të ushqyerit.

Ushqimi është pjesa kryesore e cila do të ndihmojë njerëzit të kenë një forminm të mirë fizik.

Sipas ekspertëve disa nga ushqimet që këshillohen për vrapuesit janë;

Bananet

Nëse keni nevojë për diçka që do t’ua ngrejë më shpejt nivelin e energjisë sigurisht nuk do të gaboni me bananen. Përveç kësaj ajo është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili rregullon tensionin e gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër dhe merr pjesë në ndërtimin e muskujve.

Brokoli

Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliumit, fibrave dhe fitokimikateve, çka është kyçe për mbajtjen e qëndrueshmërinë sportive në nivel të admirueshëm.

Kosi

Kalciumi është kyç në mbrojtjen e eshtrave. Një filxhan kos përmban rreth 35 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit. Përveç kësaj është burim i shkëlqyeshëm i proteinave të cilat janë të rëndësishme në ndërtimin e muskujve, por edhe në shpejtimin e shërimit pas ushtrimeve.

Mishi i payndyrshëm i viçit

Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për vrapuesit sepse mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje. Vegjetarianët mund ta gjejnë hekurin në bimë bishtajore perime të gjelbra dhe drithëra të pasura me hekur.

Salmoni i egër

Përveç që është burim i shkëlqyer i proteinave, përmban acide yndyrore omega 3 të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të tërë trupit, ndërsa më e mira është që kanë veprim kundërinflamator dhe përshpejtojnë procesin e shërimit pas ushtrimeve.

Komento