Disa kile më shumë na bëjnë më të rinj

Për  disa kilogramëve më tepërt, nuk duhet të brengosemi, ndërsa nga ato mund të kemi edhe ca dobi, sepse për shkak të tyre mund të dukemi më të rinj, por vetëm në moshë më të vonshme.

Edhe pse mënyra se si plakemi është e lidhur kryesisht me gjenetikën, rreth 40 për qind e ndryshimeve në fytyrën e njeriut prapë është shkaktuar nga ndonjë faktor tjetër.

Në studimin më të ri kanë marrë pjesë 65 binjakë, në mënyrë që të identifikoheshin faktorët e stilit jetësor nga të cilët plaken më së shumti. Është treguar se për shkak të peshës së tepërt, të anketuarit duken më të moshuar.

Mirëpo, në moshën më të vonshme, kilet e tepërta kanë veprim të kundërt, kështu që për shkak të tyre dukemi më të rinj. Nga mosha 54-vjeçe e tutje, personat me kilogramë të tepërt fillojnë të duken më të rinj se sa vëllezërit apo motrat e tyre binjakë.

Ekspertët këtë e sqarojnë me atë se sasia e tepërt e indeve yndyrore i zvogëlon dëmtimet në lëkurë dhe më lehtë i fsheh rrudhat. Armiqtë më të mëdhenj të pamjes rinore janë të njohur mirë e këta para se gjithash janë cigaret dhe ekspozimi i tepërt në rrezet e diellit.

Komento