Disa llojet e fustaneve që duhet veshur patjetër në këtë verë

Disa llojet e fustaneve që duhet veshur patjetër në këtë verëTani jemi në stinën e verës dhe të gjithë ne e dimë që vera është kohë e përshtatshme për të zgjedhur fustane, në të cilat mund të tregoni këmbët tuaja të bukura.

Ann Shriley, stiliste e famshme e veshjeve, ka përzgjedhur disa fustane të cilat duhet veshur gjatë kësaj vere.

Nëse jeni prej atyre femrave që mezi kanë pritur që të kalojë dimri, bashkë me motin e ftohtë, për të ardhur kohët më të nxehta, atëherë me siguri që do t’ju pëlqejnë shtatë fustanet që i kemi propozuar më poshtë.

Fustanet dypjesëshe

Fustanet dypjesëshe për herë të parë i kam parë në rissyroos.com, dhe jam dashuruar me to. Këto lloje fustanesh janë të përshtatshme edhe për përditshmëri, edhe për raste më formale. Nëse do të shkoni në ndonjë aheng dhe dëshironi të tregoni një pjesë të lëkurës suaj, por pa e tepruar, atëherë fustanet dypjesëshe janë zgjidhja që ju duhet ta bëni.

 

Disa llojet e fustaneve që duhet veshur patjetër në këtë verë
Fustanet me zinxhirë

Këto fustane zakonisht janë të shkurtër dhe të ngushtë, gjë që i bën ato të jenë të përkryera për verë. Ky lloj fustani është ideal për mbrëmjet pranverore në diskotekë ose për ndonjë aheng me miqtë. Përzgjidhni një ngjyrë më vezulluese për t’u dalluar nga njerëzit dhe kombinojeni fustanin me taka të larta për të fituar dukjen e përshtatshme verore. Për t’u dukur edhe më bukur, kërkoni fustane të tilla që kanë shkëlqim në pjesën e përparme.

Disa llojet e fustaneve që duhet veshur patjetër në këtë verë
Fustanet pa rripa në krahë

Ka shumë lloje të fustaneve pa shirita në krahë, saqë është shumë e lehtë për ju të gjeni fustanin tuaj të preferuar. Unë preferoj që ky lloj fustani të vishet në ceremoni shumë zyrtare. Rripat e këtij fustani, të cilët nuk duhet të jenë në krahë dhe duhet të kenë ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e fustanit në mënyrë që ai të duket më tërheqës dhe më elegant.

Disa llojet e fustaneve që duhet veshur patjetër në këtë verë
Fustanet me fund të valëzuar

Këto lloje fustanesh janë të përkryera për stinën e verës, pasi që janë shumë interesante dhe tërheqëse. Nëse keni vendosur që të vishni këtë lloj fustani, duhet të përzgjidhni ngjyrë të ndezur. Gjithashtu, fustanet e tilla shumëngjyrëshe, janë shumë tërheqëse.

Fustanet e qëndisura

Gjëja më e mirë për fustanet e qëndisura është se kurrë nuk dalin nga moda, andaj janë gjithmonë në trend. Gjatë dimrit, shumica e femrave preferojnë që të veshin fustane të qëndisura me ngjyrë të zezë ose ndonjë ngjyrë tjetër të mbylltë, mirëpo, nëse planifikoni që të vishni kësi lloje fustanesh në verë, duhet përzgjedhur ngjyrë më të çelët dhe ngjyrat që unë preferoj janë ngjyrat pastele.

Fustanet që shkëlqejnë

Fustanet që shkëlqejnë janë të përshtatshme për të gjitha stinët e vitit, sidomos për verë. Nëse ju kujtohet, në mbrëmjen e maturës me siguri që keni parë shumë fustane të tilla. Ndonëse mbrëmja e maturës ka përfunduar, nuk do të thotë që ju nuk mund të vazhdoni të vishni fustane të tilla. Fustanet që shkëlqejnë duken më bukur nëse janë të shkurtër dhe janë të përshtatshëm për ndonjë mbrëmje në diskotekë.

Ngjyrat e detit

Kur keni qenë e vogël me siguri që keni ëndërruar të bëheni një sirenë, mirëpo kur jeni rritur e keni kuptuar që fatkeqësisht një gjë e tillë është e pamundur. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të visheni si sirenë. Ngjyra e kaltër e çelët, ngjyra korale dhe ngjyra e gjelbër e butë janë ngjyrat më të kërkuara për këtë verë. Andaj, provoni fustane me këto ngjyra për një dukje shumë tërheqëse.