Disa maska për të eliminuar problemet e fytyrës

Maske për të zhdukur rrudhat
Përzieni një të verdhë veze, 1 lugë kos dhe 1 lugë mjaltë derisa të përfitoni një krem të butë. Shpërndajeni maskën nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lereni të veproje për 15 min. Një maskë tjetër për rrudhat është të zieni 2 karota, i shtypni derisa të bëhet një pure e dendur dhe shpërndajeni të ngrohtë në lëkurë. Pas 15 minutash shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Maskë me portokall
Është ideale për të krijuar një efekt energjidhënës në lëkurë. Kjo maskë përgatitet shumë shpejt. Në të vërtetë mjafton ta lyeni fytyrën me 3 lugë mjaltë, duke evituar zonat rreth syve, dhe pastaj të shpërndani mbi të lëkurën e portokallit (kjo e grirë). Lereni rreth 10 minuta. Mjalti ndihmon për të stabilizuar hidratimin e qelizave dhe portokalli e ushqen atë me vitaminën C.

Maske  për sy të enjtur
Zijeni një litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidhni në të 20 petale trendafili. Lërini rreth 30 minuta, më pas kullojeni. Lëreni ujin e trendafilit të ftohet pak dhe bëni me te kompresa në sy.

Maskë me kungull
Kungulli i verdhë është shumë i pasur me vitaminë A dhe ndihmon për të rigjeneruar lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shëndetshme. Kjo maskë përgatitet në këtë mënyrë.
Zieni një fetë me kungull të prerë në copa për 15 minuta në ujë. Pasi e keni zier shtypeni. I shtoni masës një lugë të vogël me panë të freskët, të lëngët dhe e përzieni mirë. Lëreni masën të ftohet dhe kur ajo të marrë temperaturën e ambientit, përhapeni në fytyrë dhe në qafën e larë dhe lëreni te pushojë në atë vend për rreth 10 minuta. Duhet të evitoni sytë dhe buzët. Më pas, shpërlajeni me ujë të vakët dhe lyeni fytyrën me kremin hidratues që ju përdorni.

Për një fytyrë të pastër dhe me shkëlqim.

Merrni 1 lugë kafe lëng limoni, 1 lugë gjelle sheqer. I përzieni të dyja dhe e aplikoni në fytyrë për 1 minutë. Më pas fytyra pastrohet vetëm me ujë të vakët.

Një maskë tjetër që përdoret në shumë sallone bukurie është kjo:
Merrni 4-5 kokrra luleshtrydhe, 1/3 gotë mjaltë, 1/2 çokollatë, 1/2 gotë shampanje. Në fillim në mikrovalë shkrini çokollatën, ndërkohë që në një grirëse fusni luleshtrydhet dhe mjaltin, duke i bërë si pure. E përzieni mirë në një tas me çokollatën dhe me një furçë të vogël aplikojeni në të tërë trupin. Në një shishe të vogël sprucoje fusni shampanjën, dhe lagni të gjithë trupin me të. Mbulohuni me letër alumini dhe qëndroni ashtu për 15 min. Më pas shpërlahuni me ujë të vakët.

Komento