Disa menyra se si t’i lyeni thonjtë

Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për t’i zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thyhen.

Me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjve nga rrënja e saj dhe filloni t’u jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë.

Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë.Thonjtë nuk bën t’i lyeni para se t’i lustroni mirë me limë për lustrim.

Është e pëlqyeshme që, nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur, së pari ta lyeni me një shtresë bazë të tejdukshme, kështu që do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndrojë më gjatë.

Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar, duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndoshë që të jetë rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të fortë dhe më të shëndoshë do t’i keni thonjtë.

Komento