Disa ndryshime të vogla dhe bëheni më të zgjuar

Specialistët u shprehën se me anë të disa ndryshimeve të vogla të bërë në jetën tuaj, pas disa viteve do të jeni më të zgjuar e më të mprehtë.

E ftuar në shfaqjen e titulluar “The Early Show Saturday Edition”, Dr. Cynthia Green dha disa këshilla përsa i përket mbështetjes së fuqisë së trurit. Ja këshillat:

Ushtrimet:

Bëni gjysëm ore ushtrime 4-5 herë në javë. Dilni për ecje, vraponi, notoni ose bëni diçka gjatë kohës që jeni në lëvizje. Ushtrimet zhvillojnë performancën ditore të kujtesës dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore.


Kërkoni rrugë të reja:

Kërkoni rrugë të reja:Për të shpëtuar nga rutina mendore e përditshme përpiquni të gjeni disa rrugë të thjeshta. P.sh., lajini dhëmbët me duart tuaja, zgjidhni fjalëkryq, mund të luani në një instrument apo të përpiqeni të mësoni një gjuhë të huaj ose kur shkoni në punë kaloni nga një rrugë tjetër.

Vëreni në lojë mendjen tuaj:

Duke kaluar 15-20 minuta në ditë me lojërat e fjalëve apo me lojërat e mbështetura në perceptimin viziv përpiquni të zhvilloni aftësitë tuaja mendore.

Takohuni me miq:

Takohuni çdo ditë me shokët tuaj dhe diskutoni mendimet tuaja në çështje të ndryshme. Dilni të hani ndonjë drekë apo darkë bashkë me to. Specialistët theksojnë se marrëdhëniet shoqërore ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor. Edhe një bisedë telefonike me një mik të cilin keni kohë pa e parë do të ndikonte shumë pozitivisht.