Disa nga produktet më të mira nga Bobbi Brown

Disa nga produktet më të mira nga Bobbi BrownËshtë virtualisht e pamundur të mendojmë një listë të shkurtër të produkteve të grimit nga Bobbi Brown, sidomos pasi që kjo femër e di bukurinë më mirë se kushdo tjetër.

Sidoqoftë, ajo definitivisht ka disa produkte të cilat qëndrojnë mbi të tjerat, e sidomos kur sjell produkte të tjera.

Produkti për shkëlqim

‘Shimmer Brick’ është një nga produktet më të mira të Bobbi Brown-it. Ai vjen me 4 tone të ndryshme të ngjyrës rozë, bezhe dhe bronz, të gjitha brenda një produkti. Këto kolona me ngjyra mund të përdoren ose individualisht ose të përziera bashkë me një brushë, kur aplikohen në fytyrën tuaj. Ky produkt jua jep shkëlqimin më të mirë për fytyrën tuaj, pa qenë i tepërt apo pa jua krijuar atë pamjen shumë të ‘lirë’, transmeton Kosova Sot Online.

Sherku i ndritshëm hidratues

Nëse jeni duke kërkuar një lloj sherku që do t’jua japë një pamje rrezatuese në lëkurë sikur të keni ndonjë lloj drite të shenjtë në fytyrë, ky është produkti i duhur për ju. Ky sherk është si asnjë tjetër, pasi që hidraton lëkurën duke krijuar një pamje me pak shkëlqim, si të ishit ndonjë yll filmi. Është sikur një mrekulli në shishe.

Bojëkuqi ‘Bobbi Brown’

Ky bojëkuq nuk ka nevojë për ndonjë emër të madh për punën e mahnitshme që bën, duke jua dhënë përdorueseve një lloj ‘skuqjeje’ të mjaftueshme në fytyrë. Ngjyrat janë shumë të pigmentuara dhe qëndrojnë në fytyrë për tërë ditën. Nuk mund të gaboni në përdorimin e këtyre ngjyrave.

Hija e syve ‘Bobbi Brown’

Një tjetër produkt i Bobbi-t që nuk ka nevojë për ndonjë emër të madh, pasi që është vetë produkti që e tregon vlerën e tij sapo të përdoret. Këto hije të syve kanë gjithashtu shumë pigmente, prandaj japin më shumë ngjyrë dhe qëndrojnë më gjatë. Ato janë të mrekullueshme kur kombinohen mes vete, por duken bukur edhe të vetme.

Ngjyra e buzëve në formë kremi

Ngjyrat e tipit ‘mat’ mund të kenë efekte shumë të shkurtra, pasi që janë të thara dhe pa shkëlqim, por mund të kenë edhe efektin e kundërt, duke lënë shenja që nuk mund të shlyhen. Por, kjo nuk është ajo që ndodh me këtë ngjyrë të buzëve. Bobbi ka krijuar një nga ngjyrat më të mira të buzëkuqit me këtë material të përkryer në formë kremi, që hidraton buzët në të njëjtën kohë.

Paleta me hije ngjyrë bronzi

Kjo ngjyrë duket e mahnitshme gjatë tërë vitit, por zgjedhja e duhur mund t’ju bëjë të frikësoheni pak. Bobbi e ka bërë zgjedhjen tonë më të lehtë, duke krijuar këtë paletë me hije me ngjyra bezhe dhe të bronzta me shkëlqim. Përdorni disa ngjyra përnjëherë apo vetëm njërën prej tyre dhe do të keni efektin e dëshiruar. Këto ngjyra ndihmojnë që të theksojnë tonin natyral të lëkurës suaj, duke jua dhënë një shkëlqim të mrekullueshëm.

Korrektori në formë kremi

Keni sy të lodhur dhe rrathë të zinj nën ta? Mund t’i harroni të gjitha pasi që keni mjetin e duhur për t’i fshehur ato. Ky korrektor në formë kremi ndihmon fshehjen e papërsosmërive të lëkurës, duke mos shkaktuar rrudhjen apo grumbullimin e produktit në lëkurë. Ky produkt vjen në formë të hijeve të ndryshme, ashtu që të mund të gjeni hijen e duhur për ju. Dëshironi të dini një sekret? Mund t’i merrni dy hije të tyre, një më të hapur dhe një më të errët, për t’i përdorur për metodën që njihet si ‘konturim’ për të përmirësuar edhe formën e fytyrës, duke manipuluar me hijen dhe dritën.