Disa porosi për të cilat kishte të drejtë mami

Quajini bezdisje, quajini sharje, quajini si të doni, por do të bënit mirë t’i kishit quajtur këshilla të vlefshme.

Sikur të ishin ndalur vetëm një sekondë për të dëgjuar këshillat e mamit, c’lëkurë që do kishit… E kush nga ju (të paktën femrat), nuk kujton të paktën një nga këto 13 porosi të mëposhtme, që mamaja ua ka thënë kur ishit të vogla ose adoleshente, por nuk ia keni vënë veshin. Epo fiksojini mirë tani…

1. Ushqimet e yndyrshme të prishin lëkurën!

Dietat ndikojnë edhe në hijen që merr fytyra juaj. Sipas një studimi të fundit të Gazetës së Akademisë Amerikane, njerëzit që konsumojnë ushqime të përpunuara me shumë karbohidrate, me shumë proteina e yndyrna, kanë lëkurë më të pashëndetshme. Kjo, pasi ushqimet me shumë yndyrë shkaktojnë një rritje të sheqerit në gjak, e për pasojë rrisin insulinën. Kjo e fundit stimulon hormonet yndyrëprodhuese androgjene, duke ju shkakrtuar pucrra. Vetëm provon i të eliminoni lyrën në dietën tuaj, dhe do të shihni përmirësim në fytyrë brenda gjashtë javëve.

2. Po vazhdove ta bësh ashtu fytyrën, ashtu do të të ngrijë!

Kjo nuk do të thotë se mimika e fytyrës suaj do të ngrijë në moment, por konsiston në disa mimika që fillojnë të krijojnë rrudha me kalimin e kohës. Prof. Bank, i një klinike dermatologjike në Nju Jork, thotë se “kontraktimet muskulore në fytyrë, bëjnë që lëkura që i mbulon këto muskuj të shtyhet, të tërhiqet e të rrudhet. Shumë vija rrudhash në fytyrë, sidomos në pjesën e ballit, janë shkaktuar nga këto momente të shumta e të përsëritura. Që t’i parandaloni është e lehtë, relaksohuni, vini syze dielli, mos lexoni me dritë të ulët”.

3. Mos të të shoh të pish duhan!

Përvec rreziqeve të qarta shëndetësore të duhanit, ai rrezikon edhe lëkurën, duke e plakur. Cdo herë që thithni një cigare, merrni toksina që shkaktojnë një rrjedhje jonormale të gjakut. Duke qënë se fluksi i gjakut crregullohet, fytyra zbehet. Po ashtu, pirja e duhanit ndikon në bërjen e vizave-rrudha në fytyrë, si pasojë e rrjedhës jonormale të gjakut.

4. Largoji flokët nga fytyra!

Rënia e flokëve në fytyrë do të thotë yndyra e skalpit (kokës) në fytyrë. Shto pastaj produktet kozmetike që mund të kenë flokët dhe nxirr rezultatin. Kjo është një matematikë e thjeshtë që ju bën të ditur se shampot e përdorura në flokë dhe produkte të tjera të stilimit, ndikojnë që fytyra të marrë yndyrnat e importuara nga këto dhe të krijojë edhe të vetat. Dhe yndyrna në fytyrë do të thotë më shumë akne (pika të zeza).

5. Mos i ha thonjtë!

Ka gjithë ato dëme të tjera nga pas ajo brejtja e thonjve që mund t’ju duket thjesht brejtje. Ajo i dobëson thonjtë, i bën të zhvishen nga lëkura e të ndahen gjithnjë e më shumë nga mishi. Por, mund të shkaktojë edhe infeksion kjo gjë, pasi edhe një e carë e vogël e padukshme, bëhet rrugë për tu futur bakteret në gisht. Ngrënia e thonjve prish gjithashtu bukurinë e thoit, pasi ndryshon “shtratin” normal të rritjes së thoit dhe pastaj e shihni veten me ca thonj të shtrëmbëruar…

6. Mos e picko lëkurën!

Mund ta keni të vështirë të shpërfillni një pucërr të madhe që iu del, por bëni mirë t’i mbani duart larg prej saj. Shtrydhja e saj do ta lëvizte përmbatjen e pucrrës anash, gjë që do të rriste inflamacionin, skuqjen, enjtjen dhe ashpërsimin. Pastaj, një cikë ta ngacmoni një pucërr, do t’i shtonit asaj jetëgjatësinë në lëkurë, pra do të jetë më e vështirë të shërohet.

7. Të kaloi orari i gjumit!

T’i mohosh vetes gjumin shkakton stres, i cili rëndon të gjitha kushtet e lëkurës, duke përfshirë aknet, ekzemën, poret, etj. gjumi është pikërisht koha kur trupi “riparon dëmet” e pësuara gjatë ditës dhe nëse ky proces ndërpritet, edhe qarkullimi ndërqelizor ndërpritet. Kjo bie ndesh me fluksin e gjakut të duhur që kërkon fytyra dhe personi merr një hije verdhacuku.

8. Ulu si zonjë!

Kur të qëndroni ulur, kryqëzoni këmbët, por është mirë ta bëni pranë kaviljes, dhe jo tek gjuri, pasi kjo do të dëmtonte qarkullimin e gjakut. Dhe nëse e ndjeni se këmba ka filluar t’ju mpihet kur uleni “pa kujdes”, provoni të kryqëzoni këmbët pranë kaviljes. Dhe më e keqja, nëse vëreni një ngatërrim-merimangë të venave, mjekët rekomandojnë një injeksione skleroterapie me solucione kripe, për shpërbërjen e venave.

9. Hiqu nga telefoni!

Të rrish shumë kohë me mjekër ose faqe ngjitur pas në aparati telefoni, të shakton një lloj nxehtësie, edhe nëse telefoni është i pastruar nga cdo lloj bakterie. Thjesht ngjitja e fytyrës në telefon mund të shkaktojë fërkim, bllokim, nxehtësi dhe gjithcka tjetër që të shkakton atë temperaturën karakteristike të lëkurës së fytyrës.

10. Laje fytyrën para se të shkosh në shtrat

Lënia e lëkurës me make-up që ke përdorur gjatë ditës, mund të bllokojë poret dhe të shaktojë pucrra. Kur fytyra është e mbuluar me makiazh ose pluhurin ditor ndërsa fle, temperatura e trupit rritet gradualisht dhe bëhet e aftë të përthithë gjithcka që ka në sipërfaqe të lëkurës. Kështu, gjithcka që është në sipërfaqe, futet nën lëkurë dhe c’mund të shkaktojë më tepër përvecse plakjes së lëkurës?…

11. Ha perime!

Të hash fruta dhe perime ndihmon në një masë të madhe në mbrojtjen e lëkurës. Kjo, pasi këto ushqime përmbajnë në vetvete antioksidantë të një sasie të madhe dhe e mbrojnë lëkurën edhe nga rrezatimi diellor.

12. Fike televizorin dhe bëj ushtrime

Përvecse të ngrejnë moralin, ushtrimet rrisin fluksin e gjakut në lëkurë, duke shkaktuar një pamje të bukur në të kuqe. Kur je në stres, rritet niveli i kortizolit dhe fytyrës i shkakton rëndime për sa i përket të skuqurave, ashpërsisë dhe pastërtisë. Nëse eliminohen të gjitha këto duke u ushtruar dhe duke ulur kortizolin, fytyra do të jetë më e bukur.

12. Mos i fërko sytë!

Lëkura përreth syve është më delikatja se në cdo pjesë tjetër të fytyrës dhe trupit. Kur bëhet fjalë për një masazh të kësa pjese delikate jemi në rregull, por t’i fërkosh ato në mënyrë agresive, mund të irritojë lëkurën dhe madje të cajë enët e gjalut shumë të holla që gjenden aty. Kjo gjë mund të cojë në daljen e disa shenjave që ngelen ërjetësisht aty dhe përvecse të shëtojnë, mund të të shkaktojnë irritim dhe kruarje gjatë gjithë kohës.