Disa recetat tradicionale për bukuri

Gjithçka që ju duhet për të pasur pamje të bukur dhe të shëndetshme, tanimë gjendet në shtëpinë tuaj.

Për një kujdes kualitet nuk ju duhen preparate të shtrenjta, por përbërës të freskët nga të cilët mund bëni preparate të dobishme kozmetike, duke kursyer njëkohësisht. Ja disa receta të thjeshta tradicionale të cilat ju ndihmojnë që të dukeni bukur.

Majdanozi: për fytyrë të pastër

Me majdanoz të grirë imtë fërkoni puçrrat e zeza. Më pas, mbajeni fytyrën mbi avullin e nxehtë të ujit, në mënyrë që lëngu i majdanozit të depërtojë sa më mirë në lëkurë. Pas pesë minutave pastrojeni fytyrën me një copë pambuku, e më pas lyejeni fytyrën me krem hidratues.

Shkurret: Për flokë të shkëlqyeshme

Në 0,5 l alkool qitni 30 g kamomil, 30 g hithra dhe 30 g shkurre (bush) dhe leni që të rrinë një ditë. Kulloni dhe, me losion, fërkojeni lëkurën e kokës, e pas gjysmë ore shpëlani flokët me ujë të vakët.

Menta: për duar të buta

Ngrohni gjysmë decilitri vaj ulliri, shtoni disa pika lëng limoni dhe tri lugë të gjetheve të grira të mentës, përzieni, e me këtë masë fërkoni duart. Vendosni dorëza të gomës, e pas gjysmë ore shpëlani duart me sapun dhe ujë të vakët.

Çaji i zi kundër qeskave të syve

Dy lugë djathi pa yndyrë përzieni me një lugë të çajit të zi dhe tri pika lëng limoni. Me këtë përzierje lagni dy copa pambuku dhe mbani në kapakë të syve për rreth 20 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Bajamet: kundër celulitit

Një të katërtën e filxhanit me kafe përziejeni me tri të katërtat e filxhanit me sheqer të vrugtë, një filxhan vaji të bajameve dhe me dy pika të ekstraktit të vaniljes. Përzieni mirë, e kur të keni fituar një masë kompakte, vendoseni në kofshë dhe pjesët e tjera të trupit ku keni celulit. Pas dhjetë minutash, këtë përzierje shpëlajeni mirë e mirë, e më pas vini qumështin për trup.

Kanella: për thembra të buta

Mbusheni një enë me ujë të nxehtë, e në të qiteni lëngun e një limoni, një të katërtën e lugës me kanellë, 2 lugë vaj ulliri, pak qumësht dhe përzieni mirë. Zhytni duart dhe këmbët në këtë ujë dhe mbani aty për 10-15 minuta. Më pas shputat e këmbëve shpëlani me sapun të butë, terni me peshqir dhe vini një krem.

Bari i limonit: Për relaksim

Qiteni një filxhan me ujë të valë mbi tri gjethe të barit të limonit. Lërini që të rrinë nja dhjetë minuta, e më pas kullojini. Pini dy herë në ditë.

Komento