Disa rregulla për moden

Moda bën ndryshimin e stilit, dhe mënyrën e jetës. Me stilet, çdoherë mund të luani. Mos t’iu mashtrojnë se në modë nuk duhet të thyeni asnjë rregull. Ja disa prej tyre që lirisht mund t’i thyeni:

Rrobat e ndritshme janë të rezervuara vetëm për mbrëmje.
Kanë kaluar ato kohëra kur e ndritshmja mbahej vetëm për mbrëmje. Kapela të ndritshme, kanotierë me aplikime të ndritshme mund t’i kombinoni edhe për shëtitje gjatë ditës, ndërsa fustanet e ndritshme dhe solemne më mirë është ti mbani për në mbrëmje.

Çanta dhe këpucët çdoherë duhet të kombinohen.
Këtë rregull e thyejnë edhe yjet hollivudiane të cilat shkelin në qilimin e kuq. Në këtë rast pse edhe ju nuk mundeni ta bëni të njëjtën? Mbani këpucë dhe çanta me ngjyra të ndryshme, por materiali le të kombinohet.

Mos përzini modele.
Këtë rregull mund ta thyeni por me kujdes. Çdoherë shikoni modelet të kenë ndonjë ngjashmëri dhe askush nuk do t’iu jep kritikë negative.

Mos kombinoni të zezën dhe të hirtën.
Do të shikoni se shumë ikona të modës e kanë bërë atë dhe kanë dëshmuar se ngjyra e zezë dhe e përhirtë kombinohen. Kombinimi i këtyre dy ngjyrave u ngjan jo vetëm bruneve, por edhe biondeve.

Komento