Disa rregullat për një grimosje të shpejtë

Në mënyrë që të evitoni gabimet me rastin e vënies së grimit derisa jeni në automobil, autobus, apo në ndonjë mjet tjetër të transportit, më së shumti ka rëndësi që të zgjidhni nuanca të ngjashme me tenin tuaj, e me rastin e vendosjes së grimit, preferohet që bërrylin ta vendosni në një bazë të fortë, apo anash, në bark.

Drita natyrore ka shumë rëndësi, në mënyrë që teni të duket sa më i natyrshëm, prandaj preferohet që të uleni afër dritares. Kështu do të keni edhe më shumë privatësi, sidomos nëse ju vjen marre që ta veni grimin në publik.

Korrektori, kremi hidratues me ngjyrë, apo baza e grimit dhe pudra në një produkt, do ta unifikojnë tenin tuaj, por duhet ta dini se pudra pluhur nuk preferohet. Por, nëse vendosni ta përdorni, atëherë atë duhet ta veni me shpuzë lateksi, meqë ajo më mirë i mbanë grimcat. Por, sytë mund t’i lyeni vetëm pasi që të jetë ndalur automjeti, me qëllim të evitimit të lëndimeve dhe njollave të maskarës.

Me rastin e vënies së maskarës, pasqyrën duhet ta mbani poshtë dhe duhet të shikoni teposhtë, por pa e ulur kokën. Lapsi duhet të jetë i butë dhe të lyhet lehtë. Për buzë preferohet buzëkuqi apo shkëlqyesi.

Nëse shpesh ju bie që ta veni grimin shpejt e shpejt, atëherë është mirë që të blini preparate të përshtatshme, sikur që është korrektori në formë të lapsit, apo pudra dhe bojëkuqi në shpuza adekuate. Po ashtu, në çantë duhet ta keni një pasqyrë paksa më të madhe, në mënyrë që të shiheni sa më mirë gjatë vendosjes së grimit