Disa sekrete bukurie nga gratë suedeze

Disa sekrete bukurie nga gratë suedezeLëkura e pastër dhe me shkëlqim si qelqi është tipike e suedezëve.

Kurioziteti ka shtyrë shumë kërkues dhe studiues të informohen mbi metodat që ata përdorin për ta mbajtur atë të tillë. Ja çfarë kanë zbuluar ata:grua-suedeze

Suedezët e përdorin shumë Shafranin e Indisë

Kjo erëz e çmuar është një nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, dhe suedezët i shfrytëzojnë në maksimum të gjitha vetitë e tij. Kërkimet thonë se konsumimi i Shafranit të Indisë ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe të sistemit të tretjes. Ai është përdorur më së shumti për morinë e përfitimeve që i ofron lëkurës. Shafrani ndihmon në rigjenerimin e qelizave, nxit prodhimin e kolagjenit, largon radikalet e lira dhe redukton inflamacionin. Kjo do të thotë që ai kuron sëmundje duke filluar që nga ekzema e deri tek parandalimi i shfaqjes së rrudhave. Ja si mund të përgatisim një maskë lëkure duke përdorur Shafranin e Indisë:

Përbërësit:

1 lugë mjaltë
1 lugë vaj nga arra e kokosit
1 lugë qumësht
1 lugë Shafran Indie

Udhëzime:

Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë vaj arre kokosi.
Shtoni 1 lugë qumësht dhe 1 lugë shafran, përziejini përbërësit derisa ata të marrin formë paste.
Vendoseni në lëkurë, lëreni për rreth 15-20 minuta dhe pastaj shpëlajeni.

Ata kujdesen jashtë mase shumë për duart dhe këmbët e tyre

Duke qenë se klima në Suedi është në pjesën më të madhe të kohës e ftohtë, ata kujdesen shumë për pjesët e trupit që mund të jenë më të ekspozuara ndaj tij. Për mbrojtjen e duarve nga i ftohti, blogerët këshillojnë bërjen sa më shpesh të manikyrit, veçanërisht në dimër, si dhe mbrojtjen si të duarve ashtu edhe të këmbëve me anë të kremrave të ndryshëm. Mbrojtja duhet të jetë më e madhe gjatë stinës së dimrit.

Ata i përdorin shumë manaferrat nordike

Duke qenë se Suedia është shumë pranë Polit të Veriut, gjatë stinës së verës drita e diellit është prezente gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke bërë që manaferrat të marrin shumë rreze ultravjollcë. Kjo bën që ato të jenë 81% më të pasura në vitamina dhe antioksidues, në krahasim me manaferrat që rriten në vendet e tjera. Sasia shumë e lartë e vitaminave dhe antioksiduesve ka efekte shumë të mira në lëkurë.

Komento